E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për drogë fotografit

 

DELVINE - Pranga fotografit për kultivim droge. Operacioni i koduar "Nishani", i organizuar nga policia e Sarandës dhe ajo e Delvinës arrestuan dje 50-vjeçarin Afrim Ymeri, pas zbulimit të disa sasive lënde narkotike. Fillimisht, forcat e policisë zbuluan në vendin e quajtur "Kodra e Nishanit", pranë rrugës nacionale, Delvinë-Gjirokastër, 147 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa. Ato ishin kultivuar në një sipërfaqe toke, gati për t'u korrur. Nga hetimet e kryera nga seksioni i luftës kundër krimit të organizuar, u zbulua se toka ku ishte mbjellë lënda narkotike, ishte në pronësi të Ymerit, me profesion fotograf. Pas asgjësimit të bimëve, policia ushtroi kontroll në një kasolle, pranë tokës, ku u gjetën dhe 53 rrënjë të tjera, të prera. Ndërsa në banesën e tij u bllokuan dhe 3.3 kg kanabis të tjerë. Me akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së drogës, ndaj Ymerit u vendos masa e arrestit.                      sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›