E Diel, 1 Nëntor 2026

Lapidari bëhet me krahë për t'u kthyer në kryq

Sarandë

Simboli i një vepre historike për krahinën e Vurgut në Sarandë, siç ishte përfundimi i bonifikimit të saj në 21 qershor 1959, këto ditë është bërë me “krahë”. Investimi që bëhet në lapidarin historik të çaushit është duke e kthyer atë në një kryq fetar. “Një dhunim dhe tjetërsim të pakuptimtë në emër të besimit kristian, por që në fakt e shpërdoron atë”. Kështu e ka quajtur kryekomunari i Alikos, Ilia Thanasi, atë që ka ndodhur me memorialin 51-vjeçar në fshatin çaush. Disa përshtatje ndërtimore në kolonën kryesore të ish-memorialit i kanë dhënë atij pamjen e një kryqi të madh e të dallueshëm që nga larg. Kryekomunari Thanasi thotë se kësaj përpjekjeje të shëmtuar i mungon edhe çdo bazë ligjore, pasi asnjë kërkesë nuk është bërë dhe asnjë leje nuk është lëshuar nga komuna. Ndërhyrja për ta kthyer lapidarin e çaushit në kryq bëhet me synimin që kryqi të jetë i përfunduar deri në veshjen e tij me drita, për të qenë gati për festën e madhe fetare të Shën Mërisë, më 15 gusht. Por puna është ndalur nga ana e Komuna e Alikos.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›