Ndeshjet miqësore acarojnë klubet
Klubet janë ankuar për datat e ndeshjeve miqësore të përfaqësueseve, për shkak të grumbullimit të lojtarëve të tyre për këto ndeshje në prag të kampionateve respektive. Më shumë se 50 ndeshje miqësore janë zhvilluar dje në të gjithë botën. Ankimimi i klubeve ka gjetur menjëherë përgjigjen e presidentit të FIFA-s, Josef Blater, i cili është munduar të shpjegojë se datat e ndeshjeve miqësore për përfaqësueset janë të pakta gjatë vitit e mbi të gjitha, nuk është kusht për të grumbulluar lojtarët më të mirë. Barcelona është një ndër skuadrat e ankuara për këto ndeshje, pasi 7 lojtarë të saj i janë bashkuar përfaqësueseve të tyre dhe këto takime zhvillohen vetëm 3 ditë përpara Superkupës.