Elia: Juve, gati të luaj në Serie A
Në orët e fundit, të paktën ashtu siç konfirmojnë burime pranë klubit të Juventusit, bardhezinjtë janë fare pranë blerjes së mesfushorit të avancuar holandez, Eljero Elia. 23-vjeçari, nënkampion bote në Botërorin e Afrikës së Jugut, pritet t’u bashkohet bardhezinjve ditët e ardhshme. Kontaktet mes të dyja palëve i ka konfirmuar vetë dje mesfushori i Hamburgut. “Në orët e fundit kam pasur kontakte me Juventusin, por menaxheri im ka biseduar gjithashtu edhe me drejtuesit e Volfsburgut. Natyrisht që interesimi i këtyre klubeve të mëdha më bën krenar. Por nuk mund ta mohoj se një aventurë në Serinë A me Juventusin do të më pëlqente shumë”, deklaron Eljero Elia.