E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza ndaj Benitezit:Është një diktator



“Rafael Benitezi është një diktator. I shkreti Inter çfarë gabimi ka bërë me punësimin e tij”. Kjo është fraza e rëndë e Jahia Kirdi, miliarderi sirian, i cili është një nga kandidatët më të fortë për të blerë klubin anglez të Liverpulit, së bashku me manjatin kinez, Keni Huang. Kirdi, me anë të një interviste ka akuzuar rëndë ish-teknikun spanjoll të Liverpulit, me të cilin ishte takuar disa muaj më parë, ndërkohë që ishte i interesuar të blinte klubin e kuq. Sipas miliarderit sirian, Rafael Benitez është një diktator, një person që kërkon të ketë nën kontroll çdo gjë, aq sa me sjelljen e tij arrin të frikësojë edhe lojtarët e vet. “Mua më pëlqen shumë Liverpuli si qytet dhe për këtë arsye jam bërë që në moshë të re tifoz i kësaj skuadre. Por kur takova Benitezin disa muaj më parë, pashë që ai nuk kishte bërë asgjë të mirë për klubin e Liverpulit”, përfundoi miliarderi Jahia Kirdi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›