E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, gati oferta 38 milionë euro për Modriç

Juventusi po planifikon një ofertë zyrtare për mesfushorin e Totenhemit, Luka Modriç, në mënyrë që t‘i shtojnë më shumë kualitet skuadrës. Në këtë fillimsezoni, bardhezinjtë janë konfirmuar si një skuadër e fortë fizikisht, por që vuan mungesën e fantazisë. Kjo është arsyeja përse drejtori sportiv, Alesio Seko, po shqyrton alternativat kryesisht në Premiershipin anglez. Vëmendja e drejtuesit është përqendruar te talenti kroat, i cili ka zhgënjyer që prej "zbarkimit" në Angli, për shifrën e afro 20 milionë eurove. Seko është një prej admiruesve të Modriç dhe mendohet se do të ofrojë 38 milionë euro për shërbimet e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›