E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull është vetëm një pije

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 10:01

Lewis Hamilton ka përshkruar kampionin e dyfishtë botëror nga sezoni i kaluar, skuadrën e Red Bullit si “kompani e pijeve” dhe beson se McLaren mund të kthejë kurorën në Formula 1.

Derisa skuadra e tij premtoi disa “ndryshime dramatike” për garën e parë të sezonit në Australi, të dielën, Hamilton shprehu besimin e tij se Red Bull – që do të jenë favoritë në angazhimin e ish-kampionit të botës në rast të largimit të tij nga McLareni – nuk do të vazhdojë dominimin në sport.

“Jam 100 për qind i sigurt se si McLaren ashtu edhe Ferrari nuk do të lejojnë kurrë që kjo të ndodhë. Ata (Red Bull) nuk janë në qarkullim sa ekipet tona. Ne kemi një status të cilin ata duan ta mbajnë. Për shumë, shumë vite McLaren dhe Ferrari kanë qenë në kulm dhe tani kemi një ekip të ri që na ka rrëzuar nga kreu”, tha Hamilton.

“Por jam i sigurt se këto dy skuadra do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre që të mbeten në krye. Red Bull nuk është fabrikë, ata janë kompani e pijeve. Është një kompani e pijeve kundër historisë McLaren/Ferrari. Nuk e di se cili është plani i tyre. Ekipi ynë është duke u ndërtuar në fabrikë më të madhe, sikurse Ferrari, dhe mund të shoh ekipin tonë duke qenë konkurrent për një kohë të gjatë. Është skuadër tipike për gara”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›