E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi e Mourinho, më të paguarit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë me 31 milionë euro në vit, duke përfshirë marrëveshjet reklamuese. Sipas magazinës France Football, Cristiano Ronaldo nga Real Madridi është i dyti (27.5), i përcjell nga sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney (20.7). Në mesin e trajnerëve, kryeson Jose Mourinho me përfitime prej 13.5 milionë eurosh në vit. Nga Express më 23 mars 2011 në ora 10:01

Lionel Messi dhe Jose Mourinho janë futbollisti dhe trajneri më i paguar në futboll, sipas magazinës France Football.

Dy herë futbollisti më i mirë i vitit në botë, ylli i Barcelonës Messi nga rroga dhe marrëveshjet reklamuese më 2011 do të përfitojë 31 milionë euro, ndërsa trajneri i Real Madridit, Mourinho kryeson listën e strategëve më të paguar me 13.5 milionë euro.

Përfitimet e Messit, edhe pse e bëjnë atë futbollistin më të paguar në botë, janë ende larg nga ajo që përfiton golfisti Tiger Woods, i cili merr 53 milionë euro në vit dhe është sportisti më i paguar nga të gjithë.

Rivali më i përafërt i Messit nga përfitimet e futbollistëve është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 27.5 milionë euro, i përcjellë nga sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney me 20.7 milionë euro.

Premierliga angleze është liga më joshëse për nga aspekti financiar me shtatë përfaqësues në 20 pozitat e futbollistëve më të paguar. Dy ish-yjet e Premierligës, David Beckham dhe Thierry Henry, të cilët tani luajnë në MLS në Shtetet e Bashkuara, janë i pesti dhe i 11-ti me paga prej 19 milionë dhe 13.6 milionë eurosh, respektivisht.

Në mesin e trajnerëve, Mourinho kryeson listën para Pep Guardiolës të Barcelonës me 10.5 milionë euro dhe ish-trajnerit të Interit, Rafael Benitez (10.2 milionë euro). Selektori i Anglisë, Fabio Capello është i katërti me 8.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›