Çelentano: Po, jam një kafshë (që nuk dua të jetoj në kafaz)
Çelentano është një "kafshë". Është ai që e ka "titulluar" kështu veten në një nga CD-të e publikuara dje. Njëra nga CD-të përmban këngë dashurie, ndërsa tjetra impenjative. Ky ndryshim është pasqyruar edhe në kopertinë, ku janë shfaqur dy fotografi të ndryshme: fotoja e Adrianos dhe një portret në versionin kafshëror. Çelentano thotë se idenë për titullin e kishte Xhovanoti. "Ndoshta Lorenci ka vënë re tek unë instinktin e ‘truprojës‘ së kafshëve dhe tokës", thotë ai.
Cilës kafshë mendoni se i ngjani?
Përveç mushkonjave, dëshiroj të jem çdo lloj kafshe, sepse secila prej tyre ka një motiv për të jetuar. Për ndjesinë time të theksuar të lirisë dhe rebelimin, do të më pëlqente të isha një dallëndyshe dhe si të gjitha ato specie që nuk mund të jetojnë në kafaz.
Pjesë e CD-ve janë edhe dy këngë ekologjike dhe apokaliptike: "Përkujdesja" dhe "Duke ëndërruar Cernobilin"...
"Përkujdesja" është kënga më e bukur e dashurisë dhe spiritualitetit. Kompozitori flet për një dashuri, ndjenjat e së cilës nuk duken shumë të zjarrta - si ëmbëlsia, përkujdesja ndaj njeriut të zemrës, mbrojtja e tij deri sa të plaket - ndërkohë që janë forca e dashurisë së vërtetë. Franko me De Andrè janë dy të preferuarit e mi. Mendoj se na bashkon dëshira për të kërkuar dhe eksperimentuar, të jemi këta që jemi.
Kënga "Duke ëndërruar Cernobilin" ngjan si versioni i rregulluar i "Djali i rrugës Gluk", që në atë kohë lëshoi alarmin e betonimit...
Është thirrja e dëshpëruar e radhës, ndoshta edhe utopiste, duke parë se si shkojnë gjërat, që të tjerët të kuptojnë se deri në ç‘pikë mund të arrijë njeriu dhe dëshira e tij e sëmurë për pushtet të shkatërrojë planetin. Gjithmonë në jetë kam qenë optimist, por sot është e vështirë. Kur nisa "të këndoj" shqetësimet e mia për betonizimin e padallueshëm dhe të rrufeshëm, duke tentuar të tregoj rrezikun e dhunës dhe padrejtësisë që do të sillte e gjithë kjo, përfshi dhe sëmundjet e ndotjes, nuk u mora seriozisht nga të tjerët. Isha thjesht një këngëtar simpatik, me zakonin që kërkon t‘i vërë të gjithë në lojë. Gjithashtu kam kënduar edhe këngë që nuk kisha të drejtë t‘i këndoja dhe nuk i njihja. Fundja, pse të mos e provoja? Në fakt, sot duket se kush duhej të shqetësohej për këto probleme. Unë e kam bërë dhe vazhdoj ta bëj me shumë seriozitet dhe sinqeritet. Kënga "Duke ëndërruar Cernobilin" është vazhdimi i "Mondo in Mi7a", "Përçmoj", "Mbreti i injorantëve", "Dua ta di", "Varfëri e zezë"... përfshi edhe filmin "Yuppi Du", që kam dashur ta shkruaj dhe ta realizoj për të njëjtat motive. Por, fatkeqësisht, njeriu nuk është një kafshë. Është "vetëm" i mërzitshëm dhe budalla. "Duke ëndërruar Cernobilin" është hedhur edhe në internet.
Ja si e shpjegon Adriano marrëdhënien e tij me internetin... Radiot nuk do ta preferonin, sepse kanë logjikë tjetër... që unë nuk e njoh. Interneti ka bërë të mundur që kënga ime të njihet nga të gjithë. Zgjat 10 minuta dhe radiot dihet që nuk kanë aq shumë kohë. Me internetin kam një raport të shkëlqyer. Si natyrë jam shumë largpamës dhe risitë më pëlqejnë. Nuk e di nëse interneti është vendi i vërtetë i demokracisë, por është e sigurt se i ngjan jashtëzakonisht.
Mes viteve ‘60-‘70 këngët kanë kontribuar në ndryshimin social. Sot duket sikur nuk kanë më forcën e dikurshme...
Të njëjtin mendim ndaj dhe unë, që atëherë ishte ndryshe. Sot ka humbur dëshira dhe kurajoja për të përballuar disa probleme të rëndësishme që janë të dukshme në sytë e të gjithëve. Ndoshta jemi shumë cinikë dhe egoistë, por jo fëmijë. Unë do të vazhdoj të shpresoj se gjërat do të përmirësohen, se njerëzit do të gjejnë forcë ta ndryshojnë këtë botë të padrejtë që vazhdon të shkatërrohet.
Çelentano është gjithashtu edhe një burrë televizioni. Si ju duket "shëndeti" i TV-së italiane?
Duke parë me vëmendje pjesën më të madhe të programeve, "gjendja" nuk më duket dhe aq e mirë, por mund të shërohet, sepse ka kulturë, histori, eksperiencë.
Do t‘ju shohim sërish në ekranin e vogël të televizorit?
Nuk e kam vendosur ende nëse do të kthehem apo jo në televizion.