Laptop me dy ekrane nga “Lenovo W700”
Lenovo prezanton laptopin me dy ekrane LCD, që është një gjë e rrallë në botë kur bëhet fjalë për laptopët. Qëkur ka marrë përsipër prodhimin e kompjuterëve nga IBM, Lenovo, markën tregtare ThinkPad e ka zgjeruar në të gjitha llojet e mundshme të laptopëve, ndërsa IBM në formë koservative përdorej vetëm për laptopët e biznesmenëve. Shembuj të zgjerimit të përmendur janë konkurrenti super i lehtë ndaj Air të kompanisë “Apple”, modeli X300, si dhe një seri jashtëzakonisht e fuqishme e kompjuterëve W700. Pikërisht me këta kompjuterë W700 Lenovo ka vendosur t’i shkojë deri në fund; bëhet fjalë për laptopin me dy ekrane. Është e ditur tashmë që profesionistët, e veçanërisht ata që merren me grafikë, shpesh përdorin dy ekrane gjatë punës me kompjuter. Ekrani sekondar kryesisht shërben për mbajtjen e mjeteve të punës, ndërsa ai primar është sipërfaqja e punës. Pikërisht një sistem të tillë ofron “ThinkPad W700ds”. Ekrani sekondar nxirret nga pjesa e prapme e kompjuterit dhe ka rezolucion prej 768 x 1.280 pikselësh. Monitori primar me diagonale është prej 17 inçësh dhe rezolucion 1.920 x 1.200 piksela. “W700ds” do të kushtojë 3600 dollarë amerikanë, respektivisht rreth 2575 euro.
27 Dhjetor 2008