E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Volvo S60 Concept”, stil dhe siguri maksimale



Mos u mashtroni vetëm nga emri, pasi ajo që na ofrohet është shumë më tepër se modeli i vjetër. Parametrat e stilit dhe teknologjisë janë vlerësuar si më të lartat e kohëve të fundit nga ekspertët e kësaj fushe. E, në pritje të gjykimit përfundimtar të “Volvo S60 Concept”, që do të prezantohet në Sallonin e Detroidit, ndërsa në rrugë do ta shohim jo më shpejt se në vitin 2010. Dizajni i këtij automjeti është skicuar të jetë me 4 dyer, ndërsa inovacioni plus është i garantuar nga sistemi i frenimit automatik, i cili është përdorur edhe në modelin XC60, duke konfirmuar sërish nivelin e lartë të sigurisë për të cilin përmendet shpesh kjo kompani. Kriteret e reja të dizajnit, të përfituara nga Volvo, kanë përmirësuar si formën, ashtu edhe përmbajtjen. Dhe siguria me të cilën Volvo luan rolin e protagonistes dhe prezanton në këtë model, opsionin “Collision Warning con Full Auto Brake”, me një teknologji standard, që do të bëhet realitet për të gjithë në vitin 2010. Ky automjet ul rrezikun e përplasjeve, devijimeve, duke ulur shpejtësinë deri në 75 për qind në krahasim me modelet vjetra të kësaj kompanie. Kështu, nga 50 km në orë, shkon në 20 km/h, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish. Në qytetet e mëdha, ku shpejtësia me të cilën mund të udhëtohet është e limituar, “Volvo S60 Concept” do të ishte automjeti ideal.

“Gold Arte” dhe “Princess”, me ar dhe diamante nga “Nokia”

Për të gjithë të pasionuarit pas luksit dhe tendencave të fundit, Nokia ka modeluar dy risitë e fundit të modelit “8800 Gold Arte” dhe “Princess”. Telefoni “Nokia 8800 Gold Arte” posedon maskë ari i pastër së bashku me shtojcat e ngjyrës së bardhë nga pjesa e përparme dhe e prapme, duke bërë që ky telefon të jetë vërtet perfekt për këtë fund viti. Ai vjen me kapacitet të memories prej 4 gigabajt, prandaj në të mund të mbani muzikën, fotografitë dhe videot e preferuara. “Gold Arte” është i pajisur me ekran QVGA, kamera prej 3 megapikselash, mbështetje Bluetooth dhe të gjitha karakteristikat e modeleve të mëparshme 8800.
Kur bëhet fjalë për versionin e dytë të modifikuar, nën emrin “Nokia 8800 Princess Edition”, karakteristikat teknike janë të njëjta sikur tek modeli “i artë”. Modeli “Princess” është dekoruar me një varg diamantesh prej 8.2 karatësh, të cilët janë të shtrirë nëpër pjesën e tij të përparme dhe anash. Modeli “Nokia 8800 Gold Arte” kushton 1 350 dollarë amerikanë, që është deri diku i përballueshëm, por çmimi prej 18 000 dollarësh amerikanë për “Nokian 8800 Princess Edition” është i tillë që vetëm princeshat dhe të pasurit do të mund t’ia lejojnë vetes.

“Sony Ericsson”, celulari që zbulon HIV-in dhe malarien

Zbulimi sensacional i një grupi shkencëtarësh nga Universiteti UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përshkuar botën këto ditë. Lajmi se telefonat celularë mund të zbulojnë sëmundjet dhe të analizojnë gjakun do të mund t’i ndihmonte mjekësisë, por edhe për të zvogëluar shpenzimet e mëdha. Ekrani LED, filtrat plastikë dhe disa tela do të mund të zëvendësonin makinat e mëdha, me të cilat punojnë shumë teknikë që me dorë identifikojnë qelizat e gjakut nën mikroskop. Shkencëtarët e Universitetit UCLA kanë modeluar telefonin celular në pajisjen celulare për testimin e gjakut, e cila është në gjendje të detektojë virusin e HIV-it, malaries dhe sëmundjeve të tjera. Njërën prej pajisjeve të para të këtij lloji e ka prodhuar kompania “Sony Ericsson”. Testuesi përdor dritë të filtruar, e cila ndriçon qelizat e gjakut dhe i dërgon të dhënat softuerit, që i përpunon dhe i analizon. Pritet që teknologjia e re, e cila është shumë më e lirë se ajo ekzistuese, do të mund të bënte revolucion në fushën e zbulimit të sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›