E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e kazinove, kushtet dhe taksat sipas ligjit të ri

Ervin KOÇI

Ligji “Për lojërat e fatit” ka pësuar disa ndryshime thelbësore duke bërë që të ndryshojnë si kriteret, ashtu dhe tarifat për çeljen e bizneseve të tilla. Në thelb projektligji i ri që është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, rishikon disa dispozita të ligjit dhe nevojën që kanë sjellë problematikat e dala. Drafti i ri, i ndryshuar, rishikon nivelin e taksimit për bastet sportive si dhe masën e gjobës në rastet e kundërvajtjes administrative. Në nenin 1 riformulohet neni 6 i ligjit për mbrojtjen nga lojërat e fatit. “Synimi është që të ndalohet të luajnë në mjediset e lojërave të fatit personat mbi 18 vjeç, për të cilët ka një denoncim me shkrim nga një prej familjarëve. Familjari depoziton pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit një kërkesë të noterizuar, së cilës i bashkëngjitet kopje e certifikatës së gjendjes civile, ku të kërkojë ndalimin e anëtarit të tij të familjes që të luajë në këto mjedise. Pas marrjes së këtij denoncimi, NJMLF njofton të gjitha subjektet që operojnë në fushën e lojërave të fatit për moslejimin e këtij personi që të luajë në këto mjedise”, - thekson relacioni.

Licenca për kazinotë
Në projektligj propozohet gjithashtu liberalizimi i dhënies së licencës “Kazino”, pa përcaktim të zonave ku do të hapen këto biznese apo numrit të tyre. Po kështu në projektligj, janë rishikuar me rritje tarifat për marrjen e këtyre licencave. Neni 3 dhe 4 i projektligjit bën një rregullim ligjor lidhur me financimin e NJMLF, i cili nga 1 janari 2010 do të kalojë si institucion me të ardhurat e veta. Neni 12 i projektligjit propozon ulje të përqindjes së taksimit mbi nivelin e vëllimin e qarkullimit, për shoqëri, për bastet sportive. “Në ligjin aktual, kjo përqindje është “Organizatori i basteve sportive paguan tatim mbi lojërat e fatit 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit, gjithsej, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave, por jo më pak se dy milionë lekë në muaj, për çdo shoqëri, që kryen ketë veprimtari”. Në këtë projektligj propozohet që përqindja të ulet në nivelin e 5 për qind si dhe propozohet të riformulohet tatimi fiks për shoqëri dhe konkretisht nga 1 deri në 99 NIPTE dhjetë milionë lekë në muaj për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari, nga 100-149 NIPTE dymbëdhjetë milionë lekë në muaj për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari dhe mbi 150 NIPTE katërmbëdhjetë milionë lekë në muaj për çdo shoqëri që kryen ketë veprimtari”, - thekson relacioni.

Bastet sportive

Në këtë projektligj propozohet ulje e tarifave fikse mujore për bastet sportive dhe konkretisht për rrethet e kategorisë së parë, 40 000 lekë nga 60 000 lekë që është në ligjin aktual, për rrethet e kategorisë së dytë, 30 000 lekë nga 40 000 lekë që është në ligjin aktual dhe për rrethet e kategorisë së tretë propozohet 20 000 lekë nga 30 000 lekë që është në ligjin aktual.

Lojërat elektronike
Organizatori i lojërave për kazino elektronike paguan tatim fiks mujor. Ai paguan tatim mujor mbi lojërat e fatit 4 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se tarifat fikse mujore të parashikuara në ligjin ekzistues. Për të mbrojtur lojtarët, është propozuar që lojtarët që luajnë në kazinotë elektronike dhe kazinotë (më poshtë, neni 14 i projektligjit) duhet t’u jepet në formën e fitimit, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë. Neni 13 bën një rregullim ligjor të masës së kapitalit për bingo tradicionale, e cila duhet të jetë 20 000 000 lekë e jo 50 000 000 lekë, siç ka qenë vendosur gabimisht në ligjin ekzistues. Në logjikën e Nenit 12 për kazinotë elektronike, në nenin 14 të projektligjit është bërë vendosja e tarifave me përqindje ndaj qarkullimit vjetor edhe për kazinotë dhe detyrimin për t’i kthyer lojtarit 80 për qind të shumës së vënë në lojë. Në Nenin 15 të projektligjit është bërë një riorganizim i masës së gjobës sipas kundërvajtjeve të konstatuara. Në nenin e propozuar janë alternuar masat e gjobave nga 500 000 lekë në 1 000 000 lekë, sipas shkallës së rëndësisë së tyre.

Sigurimi i jetës, shqiptarët shpenzojmë më pak në rajon

Sigurimi i jetës shihet ende si luks për shqiptarët. Nga paketat e ndryshme të sigurimeve që ofrohen në tregun shqiptar, i cili edhe këtë vit ngelet i orientuar drejt atyre që quhen sigurime jo të jetës, sigurimi i shëndetit zë më pak se 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të sigurimeve. Megjithatë, sipas të dhënave dhe konfirmimeve nga vetë përfaqësues të shoqërive të ndryshme të sigurimeve, të cilat operojnë në vend, vitet e fundit, si pasojë e privatizimit të një pjese të sistemit shëndetësor, duket se po fiton terren sigurimi i shëndetit, edhe pse në vlera të vogla. Pavarësisht përdorimit të pakët të sigurimit të jetës apo shëndetit ekspertët parashikojnë që në vitet në vijim të ketë një zhvillim të shpejtë dhe të gjerë të përdorimit të tyre dhe jo vetëm në rastet kur janë të detyrueshme. Në rang botëror Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet që ka konsumin më të ulët vjetor për frymë të sigurimeve. Mesatarisht për një shtetas shqiptar konsumi i sigurimeve shkon 15 euro në vit. Në vendet e rajonit kjo shifër përllogaritet rreth 80 euro ndërsa në vendet perëndimore konsumi vjetor i sigurimeve për individ shkon deri në 2 mijë euro.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.58%
12M 12-mujor 7.76%
6M 6-mujor 6.65%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.14%
1Ë njëjavor 4.57%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 5.94%
o/n njëditor 5.68%
12M 12-mujor 9.55%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.29%

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 17.12.2009

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 94.70 -0.22
EURO EUR 136.34 -0.18
Poundi Britanik GBP 153.54 +0.66
Franga Zviceriane CHF 90.92 +0.44
Jeni Japonez (100) JPY 104.93 -0.63
Dollari Australian AUD 84.14 -0.21
Dollari Kanadez CAD 88.79 +0.17
Ari(OZ 1) XAU 104613.02 -1,889.32
Argjend(OZ 1) XAG 1631.65 -19.04

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:17:23, 18.12.2009

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›