E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpjegimi i 10 ëndrrave më të shikuara

Të shikosh ëndrra është natyrale, të shikosh gjithashtu të ashtuquajtura makthe është mëse natyrale. Këto histori të cilat ja themi vetes tonë gjatë natës kanë një funksion shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm. Ëndrrat na ndihmojnë të mendojmë dhe të zgjidhim një sërë çështjesh të jetës tonë aktive. Më poshtë ju do të njiheni me shpjegimin e 10 ëndrrave më të zakonshme që ne shohim.
Kur ndiqesh nga dikush
Të ndiqesh nga dikush është ëndrra më e zakonshme. Mund të ketë ndjekur një kafshë, njeri ose fuqitë e errëta. Çfarëdo lloj gjëje që të ndjek simbolizon një pjesën tuaj, e cila nuk është e aftë ose nuk do të pranojë. Është një periudhë në jetën tuaj ku ndiheni i padobishëm. Kafsha mund të përfaqësojë pjesën më të lirë të natyrës tuaj. Një person i çuditshëm ose një energji negative përfaqëson mësime të cilat ju duhet t’i mësoni ose pranoni. Kjo lloj e ëndrrës është një thirrje që ju duhet të merrni më shumë kontroll në jetën tuaj. Ndonjëherë kjo ëndërr do të thotë edhe të marrësh disa vendime të vështira.
Kur je duke u mbytur
Të jesh duke u mbytur ose mos të kesh mundësi të marrësh frymë është e lidhur ngushtë me atë çka karakterizon jetën tuaj. Nëse shikoni ëndërr sikur jeni duke u mbytur atëherë pyesni veten: “Çfarë jam duke bllokuar, shmangur ose nuk jam në gjendje të merrem?”. Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me ato ndjenja që ju nuk doni t’i pranoni. Në një ëndërr mund të mësosh të marrësh frymë nën ujë.
Kur je i bllokuar
Nëse ëndërroni që jeni i bllokuar ose nuk keni mundësi të lëvizni është e mundshme që jeni në një situatë ku nuk keni mundësi zgjidhjeje. Në jetën tuaj reale nuk jeni duke i lejuar vetes të pranoni që jeta është e mbushur plot me mundësi të reja. Kur të zgjoheni bisedojeni me dikë që i besoni për këto periudha kur ndiheni i ngecur.
Kur ndahesh nga partneri
Kjo lloj ëndrre ka më shumë se një kuptim. Ëndrrat e vërteta për një ndarje romantike mund të kthehen në një lloj pasigurie dhe pakënaqësie për marrëdhënien. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë për t’i dërguar një mesazh të pandërgjegjshmes tuaj, që atë që mendoni si të sigurt mund të jetë shumë më e paqëndrueshme sesa mund ta pranoni. Ndonjëherë disa gjëra mësohen më mirë nëse qëndroni me veten tuaj, pavarësisht gjithçkaje. Mendoni se çfarë ju bën të ndiheni të sigurt në jetën tuaj reale.
Kur plagosesh
Nëse plagosesh në ëndërr duhet të bëni kujdes me pjesën e trupit ku jeni dëmtuar. Koka ju përfaqëson të tërin, duart mënyrën sesi ju i bëni ballë jetës, këmbët flasin për atë çka ju mbështet ju. Pyesni veten tuaj në cilën periudhë të jetës tuaj keni qenë të neglizhuar dhe të keqtrajtuar. Është momenti që të jeni më vigjilent në prioritizimin e disa nevojave tuaja që dikur kanë kaluar në vend të dytë në jetën tuaj.
Kur bien dhëmbët
Një numër i konsiderueshëm i njerëzve ëndërrojnë sikur u bien dhëmbët. Dhëmbët janë të domosdoshëm për të folur, për të ngrënë, për të pasur një paraqitje të mirë, por mund të jenë të dobishëm edhe në mbrojtjen tonë. Humbja e dhëmbëve ndonjëherë sugjeron që jeni duke patur vështirësi në marrjen e një vendimi. Mund të ndiheni sikur nuk jeni në gjendje të shprehni ndjenjat e juaja reale, dyshoni në aftësinë tuaj për t’u kujdesur për veten ose thjesht frikë të foluri në publik.
Kur je nudo në publik
Ndonjëherë mund të jeni të zhveshur, por askush nuk e vëren këtë. Nëse ndjeheni të turpëruar, ëndrra të vë në dukje që keni mungesë besimi në veten tuaj ose jeni jo rehat në lidhje me njerëzit që ju rrethojnë. Ëndrra pasqyron që jeni të rrezikuar, të dobët në sytë e të tjerëve e ndonjëherë edhe qesharake. Kjo është një ëndërr e përbashkët e disa prej njerëzve të rezervuar por me standarde të larta. Të shikosh veten lakuriq e mos të të vij turp do të thotë të keni një ndjenjë të vërtetë lirie.
Kur humbet autobusin, trenin ...
Këto ëndrra vijnë kur ju vraponi gjithmonë sa andej këtej për të arritur në orar diku. Kjo gjithashtu do të thotë që keni humbur një mundësi të lëvizni ose të ndryshoni horizontet tuaja. Këto ëndrra gjithashtu mund të shfaqen kur keni për të marrë vendime të rëndësishme. Ëndrra të tilla janë të ngjashme me ato ëndrra kur nuk keni mundësi të kaloni një test. Duhet të pyesni veten nëse jeni i përgatitur për sfidën e rrallës.
Kur shikoni dikë që ka vdekur
Të shikosh një të afërm të vdekur është një ndër ëndrrat më të zakonshme, duket sikur disa nga këta “vizitorë” janë kontakte yjore. Zakonisht këto kontakte përfshijnë një komunikim telepatik dhe pa fjalë. Këto ëndrra janë shpesh inkurajuese dhe aspak të frikshme dhe shqetësuese. Ata bëjnë me dije se dashuria vazhdon përtej konceptit tonë të hapësirës ose kohës. Nëse personi i vdekur është duke folur me zë të lartë, ajo është me shumë gjasa një ëndërr që flet për një pjesë tuajën personale.
Kur shikon një katastrofë natyrore
Të shikosh një tërmet, cunam, uragan, tornado ose fundin e botës në ëndërr shpesh do të thotë një mënyrë jetese e cila duhet të dorëzohet. Ka diçka që nuk shkon e cila është e ngjashme me një ndryshim dramatik nga ajo çka është e sigurt dhe familjare për ju. Kjo nuk mund të jetë një masë e saktë, por mund të tregojnë disa turbullira emocionale, ose nevojën për të pranuar një mënyrë krejtësisht të re për të ekzistuar në botë.

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›