E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truket për tu dukur më e re në moshë

Nga grimi deri te flokët, nga gardëroba deri te lëkura e fytyrës: sekretet për të hequr disa vjet pa lodhje, pasi vetëm kështu mund të ndiheni më të sigurta në vetvete. Gjithkujt mbase i ka të shkojë në parukeri dhe të kërkojë një model flokësh për të ndryshuar tërësisht, të blejë një fustan dhe një buzëkuq të ndezur. Mbase edhe pak më shumë grim ju ka shkuar ndër mend të vini... Por gjithmonë ekziston rreziku që të sajoheni çuditshëm dhe të dukeni më e madhe në moshë, ndërkohë që ekziston një mundësi për t’u dukur më e re dhe e freskët. Çfarë duhet bërë në këtë rast? T’u bësojmë ekspertëve dhe të dëgjojmë këshillat e tyre.

-Mendo pozitivisht dhe qesh
Të jesh gjithmonë serioze apo të mbash “turinjtë varur” nuk ju ndihmon të dukeni më të reja. Provoni të qeshni më shumë, ose të paktën të buzëqeshni. E qeshura shton humorin dhe trupi bëhet më rezistent ndaj stresit, i bën mirë zemrës, rrit sistemin imunitar, madje edhe mund të ndihmojë për të rënë në peshë.

-Përpiqu të çlodhesh

Ajo që e mplak më shumë njeriun është mungesa e pushimit. Kush ndihet i lodhur, sheh veten në pasqyrë dhe vëren sytë e ënjtur. Duhet ta dini se 7 orë gjumë nuk mjaftojnë për t’u ndier në formë maksimale. Cilësia e gjumit është çelësi për të matur rrezikun nga stresi. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët, një orar i çrregullt gjumi do t’u shkatërronte ngadalë. Para se të flini, sigurohuni për temperaturën e dhomës, një dyshek të mirë, mos hani shumë para se të shkoni në shtrat, por as nuk duhet të shkoni me stomakun bosh, relaksohuni me një film të bukur, nj libër të mirë apo një banjë të ngrohtë.

-Model i ri flokësh
T’i rezistosh tundimit për një prerje të modës më të fundit, mbase e keni parë në një kopertinë dhe ju duket se është modeli perfekt që i përshtatet fytyrës suaj. Për të gjitha femrat që kanë fytyrë të rrumbullakët, këshilla e duhur do të ishte të zgjidhnin një model që u jep volum flokëve dhe që zgjasin hijen e fytyrës, për një fytyrë të imët mirë do të ishte një model që ëmbëlson pamjen.

-Një prekje ngjyrash
Pas një prejeje, pamjes tuaj do t’i vinte në ndihmë edhe një ngjyrë flokësh. Specialistët këshillojnë se boja e flokëve nuk duhet të përdoret sipas modës, por sipas moshës. Por si të zgjedhim ngjyrën e duhur. Të largohesh shumë nga baza natyrale nuk është këshillë me vend. Ideale do të ishte të çelnit apo errësonit deri në tre tone. Një ngjyrë gështenjë mund të shkojë deri në ngjyrë gruri. Nëse kalohen tri tonet, rrezikoni të dukeni false.

-Dieta dhe palestra

Të kesh një trup të tonifikuar pa u lodhur dhe pa u djersitur nuk është e mundur. Nëse jeni mërzitur me pajisjet e zakonshme mund të përdorni teknikën e quajtur “ Zhumba”, që ndryshe do të thotë “gjimnastika e takave të larta”. Nëse kjo lloj vuajtje nuk bën për ju, atëherë provoni të merreni me punët e shtëpisë, biçikletë apo ushtrime për pjesën e barkut.

-Kujdes me gardërobën
Ai fustani i gjatë dhe seksi, por jo shumë komod? Disa gjëra duken bukur vetëm nëse qëndrojnë në trupin e modeleve në pasarela. Po xhinsit e ngushta që nuk ju lejonin të merrnit frymë, por ju bënin të dukeshit më elegante? Hidhini, përndryshe do të ngjasoni me një adoleshente të çregullt! Hidhuni një sy veshjeve klasike dhe të pavdekshme si: fustani i zi, një palë xhinsa, një këmishë e bardhë, një palë këpucë me taka, si një detaj mjaft i rëndësishëm.

-Kuroni lëkurën

Një lëkurë e bukur është pasqyrë e lumturisë dhe besimit në vetvete. Thuaju lamtumirë ngjyrave gri dhe furçave që shpërndani pudrën. Hidratojeni lëkurën tuaj që ajo të duket më e fresët dhe e re. Disa produkte kozmetike përmbajnë substanca të dëmshme për fytyrën dhe ato mund të gjenden edhe në kremrat e shtrenjta. Të përdorshme mund të ishin edhe maskat e bëra në kushtet e shtëpisë me fruta apo perime.

-Operacioni “qerpikë të gjatë”

Mos i nënvlerësoni: të gjatë, të dendur mund të ndryshojnë pamjen tuaj 100 për qind. Në këtë mënyrë ju do të dukeshit më e re apo më me stil. Kohët e fundit në modë janë rikthyer qerpikët falsë. Nëse mund t’i mbani, zgjidhini të gjatë dhe me fije të holla për t’u dukur seksi, dhe më të plotë për një pamje më serioze.

-Kujdes me sjelljen
Kush dëshiron të duket e bukur, duhet të vuajë pak, thotë një proverb i huaj. Kohë më parë çdokush që dëshironte të kishte një ecje plot elegancë, provonte të mbante një libër mbi kokë, në këtë mënyrë edhe shpina dukej më e drejtë. Provoni të mendoni për pikat më të forta të femrave të famshme dhe përpiquni të silleni si ato. Të qëndroni drejt, ju bën të dukeni më të reja dhe më të gjata.

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›