E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Martin Cygnet, shfaqet trashëgimtari i “Toyota IQ”

Para disa muajsh Aston Martin ka bërë publike fotografitë e para të automjetit të tij kompakt për qytet - Cygnet. Britanikët tani kanë zbuluar se si do të dukej versioni serik i këtij automjeti.
Nëse Cygnet ju kujton modelin Toyota IQ, kjo është për faktin se Cygnet në fakt është një Toyota IQ i përpunuar. Prodhuesi britanik i ekzotikes automobilistike ka bartur vetëm disa elemente vizuale nga modelet e saja prestigjioze, si rrjeti i ftohësit dhe thithësi i ajrit. Edhe në brendësi është ruajtur arkitektura e “Toyota”-s, ndërsa dizenjuesit e Aston Martinit vetëm sa kanë avancuar kualitetin e materialit, me fjalë të tjera, e kanë mbështjellë brendësinë me lëkurë. Edhe pse në Aston Martin tani për tani bërë të ditura shumë informacione, automjeti pritet të ketë motor 1.33 litërsh me benzinë të “Toyota”-s. Shitja do të duhej të fillojë deri në fund të vitit të ardhshëm, e Cygnet do të kushtojë rreth 22.000 euro.

Audi A1
Modeli i ri do të debutojë në Gjenevë

Në panairin e automjeteve në Tokio para dy vjetësh Audi paraqiti konceptin “Metroproject Quattro” dhe një vit më vonë në Paris u paraqit, gjithashtu versioni konceptual “A1 Sportback”. Siç po shkojnë gjërat, gjatë vitit të ardhshëm në Gjenevë do të shohim përfundimisht edhe versionin serik të automjetit të vogël e kompakt nga Ingolstadti, mirëpo ndërkohë edhe tre muaj do të duhet të durojmë detajet e marketingut, me të cilat prodhuesi gjerman do të mundohet të mbajë interesimin në nivelin më të lartë më të mundur për këtë automjet. Për fillim janë dy, njëri në grafitin e automjetin e radhë, e në të dytin, disa dizajnues diskutojnë për modelin e radhës A1. Asnjëri nga videot e paraqitura, nuk thotë asgjë për anën teknike të tregimit, mirëpo sipas spekulimeve të deritanishme, A1 i ri do të duhej të shfrytëzojë motorët 1.2 dhe 1.4 litërsh.

“Nexus One”
Celulari që do të sfidojë iPhone

“Nexus One”, telefoni celular i makinës më të madhe të kërkimit në botë Google për tre vjet do të marrë udhëheqjen në treg nga celulari i popullarizuar iPhone i kompanisë Apple, vlerësojnë në kompaninë e hulumtimeve Gartner. Google është duke negociuar me operatorin e telefonisë celulare T-Mobile për të komercializuar Nexusin, të cilin do të duhej ta prodhonte kompania tajvaneze HTC, njoftojnë agjencitë. Kompania gjigante amerikane ka filluar negociatat me T-Mobile në mënyrë që në vitin 2010, me çmim më të lirë, t’u ofrojë parapaguesve të T-Mobile telefonin e vet të mençur, një kombinim i telefonit mobil dhe kompjuterit të xhepit të përshtatur për dërgim të postës elektronike. Është paralajmëruar se negociatat të fillojnë së shpejti edhe me operatorët e tjerë.

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›