Larg planit

Fundi i viti po ofrohet dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka shpenzuar as gjysmën e parave të parapara për këtë vit. Saktësisht, në nivelin qendror për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 49 për qind të parave. Mirëpo, kur është fjala për mallrat, shërbimet, subvencionet dhe transferet ka një rritje të madhe krahasuar me vjet.
Sipas njohësve të ekonomisë, agjencitë buxhetore do të nguten që në tre muajt e fundit të vitit të shpenzojnë sa më shumë për ta plotësuar normën, kryesisht për investime kapitale.
Investimet kapitale janë 39.4 për qind më të larta se vjet. Por ngecin dukshëm në raport me planin. Deri në shtator, janë shpenzuar 136 milionë euro nga 385 milionë euro të parapara, ose 35 për qind të tyre.
Drejtori për hulumtime në institutin Riinvest, Alban Zogaj, thekson se një prej arsyetimeve të shpeshta që i dëgjojmë kryesisht nga qeveritarët, është edhe fakti i procedurave të shumta të prokurimit publik, të cilat ndikojnë në vonimin projekteve.
Mallrat dhe shërbimet janë më të larta 22.4 për qind sesa periudha e njëjtë e vitit 2008. Janë shpenzuar 96.6 milionë euro, derisa vjet, 78.9 milionë euro.
Qeveria arsyeton këtë ngritje me pagesat për shlyerjen e borxheve të vjetra në shumën 9.2 milionë euro. Më shumë janë rritur shpenzimet për udhëtime - 36 për qind dhe ato për komunikim me telefon - 25 për qind.
Subvencionet dhe transferet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2008 janë 23.1 për qind më të larta. Janë shpenzuar 180.7 milionë euro, krahasuar me 146 milionë euro sa ishin vjet për nëntë muaj. Rritja më e madhe thuhet se ka ndodhur për shkak të subvencionimit të KEK-ut në shumë prej 37.15 milionë euro.
Për rrogat dhe mëditjet nga buxheti dolën 192 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se vjet, kur u shpenzuan 164 milionë euro.
Rrogat dhe pagat janë më të larta në nëntëmujorin e vitit 2009, sepse ka pasur shtim të numrit të punëtorëve në institucionet e reja të krijuara pas pavarësisë, pastaj pagat për mësimdhënës dhe për shërbyesit civilë janë rritur 10 për qind, thuhet në raport.