RTK me reklama edhe dy muaj

Komisioni parlamentar për media ka diskutuar sot me Bordin e RTK-së dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e përkohshme për parapagimin e RTK-së.
Në takimin, mu mori pjesë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, u theksua se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka lënë pa financim televizionin e vetëm publik në Kosovë. Në takim u shqyrtuan alternativat e gjetjes së një zgjidhje për financim të qëndrueshëm të tij, bën të ditur nëpërmes një komunikate për shtyp Zyra e Informacionit e Kuvendit.
Kryeparlamentari Krasniqi thuhet se ka shprehur përkushtimin e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për financimin e RTK-së. Ai tha se buxheti i Kosovës nuk mund ti përballojë kërkesat financiare të televizionit publik. Kryeparlamentari Krasniqi kërkoi nga Bordi i RTK-së që propozimet për dalje nga kjo situatë ti adresojë në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Republikës, i cili më pas do ti rekomandojë Kuvendit.
Ndërsa anëtarë të komisionit kërkuan mbikëqyrje më të rreptë financiare mbi RTK-në në të ardhmen.
Kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, potencoi qëndrimin e mëhershëm të Bordit për financim përmes faturave të KEK-ut, si zgjidhja më e mirë e mundshme, dhe praktika më e aplikueshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Daut Demaku, njoftoi se është shtyrë për në janar të vitit 2010 hyrja në fuqi e rregullores së KPM-së rreth reklamimit në televizionin publik, e cila sipas vendimit të mëhershëm do të hynte në fuqi më 28 nëntor 2009.
Në emër të KPM-së, Demaku propozoi një intervenim të shpejtë buxhetor për RTK-në, si masë afatshkurtër për dalje nga situata aktuale. Ndërkaq, rreth financimit afatgjatë, ai shtroi tri mundësi: parapagimin e drejtpërdrejtë nga qytetarët, parapagimin përmes KEK-ut, dhe përmes një linje të veçantë buxhetore nga buxheti i Kosovës.
Sipas komunikatës, pjesëmarrësit e takimit u pajtuan që Bordi i RTK-së në afat sa më të shpejtë ti propozojë alternativat komisionit parlamentar, i cili pastaj, pas diskutimeve, do ti rekomandonte Kuvendit të Kosovës gjetjen e një zgjidhjeje.