E Diel, 1 Nëntor 2026

Larg vizave na mbajti qeveria

Xhaçka

Partia Socialiste përshëndeti dje deklaratën e ministrit të Jashtëm italian, zotit Frattini. Deputetja Olta Xhaçka shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që miqtë dhe fqinjët tanë italianë kanë dhënë në funksion të përshpejtimit të proceseve integruese dhe liberalizimit të vizave. “Jemi të vetëdijshëm se vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë pasur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundmi mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend”, u shpreh Xhaçka. Ne, vijoi ajo, shpresojmë në një përgjigje pozitive deri në maj, që shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Europë, pasi në të kundërt, humbja edhe e këtij shansi, do të ishte tepër e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Sa i përket çështjes së transparencës së zgjedhjeve, kjo është një e drejtë e mohuar që populli opozitar do ta fitojë në rrugën e protestës pa ndalim, kundër pushtetit të vjedhur”, këmbënguli Xhaçka.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›