E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet e fundit

Ardhja e Dritan Priftit në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është shoqëruar menjëherë me ndryshime të mëdha në disa institucione kryesore. I pari që u prek nga reforma ishte KESH-i, me dorëheqjen e Gjergj Bojaxhiut dhe në vend të tij u emërua Muharem Stojku. Më herët, Prifti kishte shkarkuar të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të KESH. Më tej, radha i vjen kompanisë së naftës, "Albpetrol", ku pas kritikave të shumta, Prifti liron nga detyra drejtorin Ylli Gjoni, duke e zëvendësuar me Ferdinant Muratin. Ndërsa dje, u zyrtarizua largimi i Ilir Kurtit nga drejtor i IQT-së dhe emërimi i Virgjil Jotit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›