Konflikt interesi te projekti
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Paneli është edhe ai mbi faktin se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatitën nga një firmë e vetme konsulente. Kjo, përfundon Paneli, nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor të bankës, e cila gjithmonë kërkon përgatitjen e një vlerësimi të pavarur mbi pasojat e projekteve në mjedis. Hetimi i Panelit të Bankës Botërore mbi TEC-in e Vlorës nisi pas ankesës zyrtare të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.