E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Capellos gëzon Crouchin

Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch beson se largimi i Fabio Capellos nga posti i selektorit të Anglisë ringjallë shpresën e tij për rikthim në ekipin Kombëtar.

31 vjeçari ka bërë 42 paraqitje për Anglinë por nuk është përfshirë në skuadër nga nëntori 2010. Megjithatë, ai shpreson se dorëheqja e Capellos i sjell shpresë për rikthim në ekip.

“Nuk kam qenë në ekipet e fundit.Por, kushdo që emërohet selektor i ri, shpresoj të më konsideroj përderisa vazhdoj të luaj mirë për Stoken”, deklaroi Crouch për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›