Largimi i Murinjos nga Interi kushton "vetëm" 7 milionë euro
Qetësia e Hoze Murinjos ka sjellë qetësi tek Interi. Klubi zikaltër i beson trajnerit luzitan, që megjithëse tundohet nga stoli i Realit betohet se nuk largohet. Gjithsesi, mozaikut i mungojnë ende shumë elementë dhe kurrsesi çështja nuk mund të cilësohet e mbyllur. Tekniku i ri në "Santiago Bernabeu" mbetet tema e ditës në Madrid. Arsen Venger ka refuzuar zyrtarisht detyrën, por Florentino Perez nuk dorëzohet dhe pritet të bëjë tentativën finale gjatë javës së ardhshme. Në të njëjtën kohë, menaxheri i Murinjos, Horge Mendez, prej kohësh po mban kontaktet me bashkëpunëtorët e kandidatit kryesor për presidencën "merengue". Shkak është bërë klauzola që ekziston në kontratën e "Specialit" me kampionët e Italisë, e cila i lejon trajnerit të largohet për 7 milionë euro. Luzitani mund të prishë marrëdhënien me Interin në çdo kohë dhe gjatë këtij sezoni nuk kanë munguar mosmarrëveshjet me klubin. Gjithsesi, të thuash se Murinjo dëshiron me çdo kusht të largohet do të ishte e ekzagjeruar. E vërteta është se në ditët në vijim nga Reali mund të mbërrijë një ofertë e parezistueshme dhe 46-vjeçari ka përgatitur terrenin: në takimin e së mërkurës, ai njoftoi Moratin për presingun madrilen. Ndërkohë, nga Madridi kanë deklaruar se Perez nuk punon prapa shpine dhe nëse vërtet kërkon të afrojë Murinjon, ai do të kontaktojë personalisht me Moratin. Hera e fundit që rrugët e dy presidentëve janë kryqëzuar ishte në vitin 2002, për transferimin e sulmuesit brazilian, Ronaldo: pas një maratone bisedimesh, në fund fitoi Perez.
Lista e dëshirave në kryeqytetin spanjoll është e gjatë. Pas dështimit në sezonin aktual, te Reali ka filluar gjuetia për yjet më të mëdhenj të futbollit evropian. Kristiano Ronaldo vazhdon të mbetet objektivi kryesor, por mesfushori portugez është distancuar nga "Bernabeu": kur mungojnë vetëm pak ditë nga finalja e Ligës së Kampioneve, fituesi i "Topit të Artë" ka deklaruar se do të qëndrojë te Mançester Junajtid. Edhe pse një vit më parë "lutej" të transferohej në Spanjë, tashmë Ronaldo duket se është bindur për të qëndruar në "Olld Traford". "Jam i sigurt që Perez do ndërtojë një skuadër me yje, por nuk më intereson çfarë ndodh atje. Jam i përqendruar vetëm te Mançesteri", tha lojtari, menaxherët e të cilit kanë filluar punën për rinovimin e kontratës, që skadon në vitin 2012. Me mesfushorin që largohet, vëmendja e Perez mund të përqendrohet te Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi, që pëlqehet edhe nga Barcelona, nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar aventurën në një kampionat tjetër, me një skuadër ku mund të fitojë Champions-in.