E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Platforma Ramës, pozitive, duhet dialog politik PD-PS

TIRANË- Deputeti socialist Arben Malaj e vlerëson si pozitive paktin e propozuar nga kryetari i PS-së Edi Rama, pasi sipas tij cdo nismë që i shërben dialogut midis 2 partive politike duhet vlerësuar.

“Është momenti që patjetër të diskutohet për t ëdalë nga kjo krizë permanente dhe për të krijuar një shpresë të re për reforma thelbësore që ka vëndi. Në këtë kontekst cdo iniciativë për një pakt, potëson dicka që mundon në ambientin politik shqiptar”,- theksoi Malaj.

Në lidhje me votimin e ligjeve në Kuvend që kërkojnë 3/5 deputeti Malaj u shpreh se se tashmë votimi nuk ka më rëndësi urgjente. Malaj kërkoi nga mazhoranca që të ofrojë maksimumni e saj që propozimet e opozitës të merren parasysh.

“Nuk duhet ta fshehim faktin se mosmiratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar ku mungonte përgjeghjshëmria edhe e mazhorancës, qoftë duke u lodhur në dëshirën për të bashkëpunuar tashmë e humbi rëndësinë imediate për të bindur lidershipin në Europë se politika shqiptare kishte vënë prioritetet e vendit mbi debatet e bredshme politike. Nuk jemi në të njëjtin presion. Natyrshëm cdo voneë e mëtejshme për ligjet që janë të përqëndruara në reforma të rëndësishme në gjyqësor dhe ekonomi duhet eleminuar në mënyrë maksimale. Jam i bindur se tashmë mazhoranca nuk duhet të bëjë të njëjtin presion për miratim imediat të këtyre ligjeve, por nëqoftëse do të vonohet bashkëpunimi dhe nëqoftëse mazhoranca nuk do të ofrojë maksimumin që këto ligje të marrin parasysh propozimet e opozitës dhe të marrin parasysh ekpertizën e donatorëve që në fakt disa prej tyre janë financuar nga taksa paguesit europian dhe amerikan ne do të krijojmë pengesa të cilat do ti ndjejmë”,- u shpreh deputeti socialist Arben Malaj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›