E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj takohet me grupin e punës për arsimin profesional

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, pasi vlerësoi mbështetjen e fuqishme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos nga vendet e BE-së theksoi se fuqizimi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri është i një rëndësie të padiskutueshme. Ky sektor i burimeve njerëzore ka një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë jo vetëm në zhvillimin e brendshëm ekonomiko-shoqëror,

por edhe në kontekstin e proceseve aktuale të integrimit europian të Shqipërisë, tha Tafaj. Krijimi i Agjencisë Kombëtare të AFP në mbështetje të krijimit të një sistemi unik kombëtar të AFP, i ka dhënë gjithashtu një shtytje zhvillimit cilësor të këtij sektori. Gjatë fjalës së tij Ministri Tafaj njohu grupin sektorial të punës me përgatitjen e draftit të Ligjit të ri për AFP. Është përgatitur drafti i Ligjit të ri për AFP dhe dërgimi i tij në parlament për miratim së shpejti, do të hapë rrugën për një sërë ndryshimesh të rëndësishme për ta çuar AFP më afër kërkesave të tregut dhe nevojave të shoqërisë, tha Tafaj Në këtë kontekst, është përgatitur dhe drafti i ndryshimeve në përbërjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të AFP, duke i dhënë një rol më të madh partnerëve socialë në propozimin e politikave zhvillimore të AFP, vijoi Ministri Tafaj. Një arritje e rëndësishme konsiderohet dhe miratimi para disa ditësh në parlament i Ligjit për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve (Albanian Qualification Frameëork). Ky ligj krijon bazën institucionale për krijimin e një sistemi kombëtar të kualifikimeve me 8 nivele, që integron dhe krijon koherencë jo vetëm midis niveleve, por edhe midis kualifikimeve të përgjithshme, kualifikimeve profesionale dhe formimit profesional.

Last Updated on E Marte, 09 Mars 2010 22:44

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›