E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Mustafa, nuk arrin akordin me klubin



Portieri Arion Mustafa, është larguar nga ekipi i Besëlidhjes dhe nuk do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm. Lojtari, megjithëse kishte rënë parimisht dakord me klubin, nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me menaxherët e lezhjanëve. Ndërkohë te lezhjanët do të jenë pjesë në sezonin e ardhshëm futbollistët Andi Koci dhe Qazim Buna. Të dy lojtarët e kanë kaluar me sukses testin provues dhe drejtuesit u kane afruar atyre firmosjen e kontratave. Ditën e djeshme ata janë prezantuar zyrtarisht në ekip. Stërvitja ka qenë e karakterit tekniko-taktik, ku kanë filluar të implementohen nga grupi idetë e skemave të trajnerit. Stërvitja ka nisur me një seancë dhe gjatë kësaj jave lezhjanët do testohen edhe dy herë të tjera në ndeshje miqësore, ku mysafirët do të jenë komshinjtë e Laçit dhe të Burrelit. Ndërsa data 16 e këtij muaji do t’i gjejë lezhjanët në regjim “kazerme” në pikën turistike të Razmës. Një nga debutuesit në ekipin lezhjan është edhe mesfushori organizator, tiranasi Koçi. Mesfushori është një produkt i dalë nga moshat e ekipeve të Tiranës, por ka provuar shumë eksperienca si brenda dhe jashtë vendit. Besëlidhja e ka nisur të hënën me një analizë rutinë të takimit të zhvilluar me Tiranën. Edhe pse janë paraqitur mirë, nuk kanë munguar në këtë analizë udhëzimet dhe vërejtjet nga trajneri Bruka për lezhjanët. Ilir J.Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›