Largohet Ristani, fillon shkërmoqja e KQZ-së

Në këtë të fundit u vendos që Arben Ristani të zgjidhet drejtor i shkollës së lartë të Magjistraturës. Duke u ndodhur përballë një alternative më të mirë, Ristani nuk ka hezituar të shkëputet zyrtarisht nga KQZ-ja.
Reforma zgjedhore dhe paralajmërimi për shkëputjen në mes të mandatit të nëntë anëtarëve duket të ketë ndikuar në këtë vendim.
Sakaq, Arben Ristani dhe Dëshira Subashi, të dy anëtarë të KQZ-së ishin para pak muajsh kandidatë për t’u emëruar si anëtar të Gjykatës së Lartë. Në mënyrë individuale, ata dorëzuan aplikimet e tyre pranë Presidencës, teksa po zhvillohej procedura e seleksionimit të kandidaturave.
Zgjedhja që bëri kreu i shtetit, Bamir Topi, nuk kënaqi Ristanin as Subashin, duke i detyruar të shohin një tjetër alternativë.
Që sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një anëtar më pak dhe duket se secili prej tyre do të shikojë një alternativë para riformatimit të këtij institucioni.