Fushë-Krujë, aksident rrugor, dy të plagosur

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Lezhë me pasojë plagosjen e dy personave.
Ngjarja ndodhi kur një kamioncinë me targa të Lacit 7919 A u përplas me një motor ku udhëtonin dy të lenduarit.
Të plagosurit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.