Largohet Roi Kin, skuadra feston
Roi Kin është larguar nga Sanderlendi nëpërmjet një mesazhi, por me të marrë vesh lajmin, lojtarët e kësaj skuadre kanë filluar të festojnë në dhomat e zhveshjes. Një ditë më pas "Black Cats" dominonin faqet e para të gazetave dhe detajet që shtynë drejt lamtumirës ish-yllin e Mançester Junajtid, tashmë trajner, janë vërtet shokuese. Praktikisht Kin ka dhënë dorëheqjen, duke ia komunikuar këtë vendim të tij presidentit të skuadrës, Niall Kuinn, vetëm nëpërmjet një mesazhi të thjeshtë pas humbjes me 4-1 me Boltonin.