Arsenal, Galas dëshiron Milanin
Uilliam Galas gjithnjë e më larg Arsenalit. Ky duket se do të jetë fati i mbrojtësit qendror francez, pasi "The Sun" ka publikuar intervistën e një të afërmit të tij, i cili paralajmëronte: "Uilliam nuk është i lumtur për momentin. Nuk po arrin të rregullojë marrëdhëniet me klubin, pas incidentit në Arsenal-Aston Villa. Ndihet i keqtrajtuar, pasi i është hequr edhe shiriti i kapitenit dhe po mendon vërtet për largimin. Destinacioni i tij mund të jetë Milani ose PSG".