Mamaja: K. Ronaldo do të ishte bërë drogaxhi
Kristiano Ronaldo ka konfirmuar zërat e mëparshëm që thoshin se si ai ishte shumë pranë kalimit tek Arsenali në 2003-shin, para se të transferohej nga Sporting Lisbona për te Mançester Junajtid. "Isha vetëm një hap larg hedhjes së firmës për Arsenalin, pohon fituesi i ‘Topit të Artë‘. E takova tri herë Vengerin. Ishte thuajse e mbaruar. Por më pas firmosa për Junajtid". Ndërkohë që është mamaja e tij, ajo që rrëfen se "nëse nuk do të ishte marrë me futboll, Ronaldo do të ishte bërë një drogaxhi".