Largohet shkaku i traumave
Sulmuesi brazilian Marquinhos është larguar nga klubi i tij Vegalta Sendai nga J-League, duke fajësuar stresin emocional nga tërmeti dhe cunami vrasës i muajit të kaluar, ka njoftuar klubi i tij të shtunën. Kontrata e 35 vjeçarit është shkëputur tre muaj pas transferimit të tij në Sendai, pas gjendjes së rëndë emocionale të tij dhe pesë aventurave në klube tjera japoneze.
“Duke parë dëmin e shkaktuar nga katastrofa, Marquinhos ka pësuar tronditje psikologjike dhe ka vendosur se do ta ketë vështirë të vazhdojë të luajë në rrethana të tilla”, thuhet në komunikatën e publikuar të shtunën në ueb faqen zyrtare të Vegaltas (www.vegalta.co.jp).
Marquinhos i ndihmoi Kashima Antlers drejt het-trikut të titujve në kampionatin japonez nga 2007-09, ndërsa fitoi këpucën e artë më 2008 dhe ka shënuar 109 gola në 230 paraqitje të tij në J-League. Sendai është njëra prej pjesëve më të goditura nga tërmeti i fuqishëm prej shkallës 9.0 më 11 mars, edhe pse arriti që në pjesën më të madhe t’i shpëtojë cunamit të madh që u përcoll dhe mbuloi shumë qytete në verilindje të Japonisë.
Më tepër se 12 mijë njerëz humbën jetën, ndërsa 15 mijë janë ende të humbur. Megjithatë, Vegalta do të zhvillojë ndeshjen e caktuar për fillimin e sezonit në J-League më 29 prill, edhe pse një tjetër tërmet i fuqishëm qëlloi goditi më herët gjatë kësaj jave. Ndërsa Marquinhos spekulohet se do të kthehet në vendlindjen e tij për të luajtur për Atletico Mineiron.