Laringu artificial, do mënjanojë trakeotominë
Proteza e testuar në Strasburg te disa pacientë ka si qëllim shmangien e trakeotomisë
A do të arrijmë një ditë të evitojmë trakeotominë, ndërhyrja kirurgjikale në trake për të lehtësuar frymëmarrjen, e cila është e nevojshme kryesisht pas heqjes së gurmazit? Një gjë e tillë po provohet nga shumë ekipe mjekësore. Heqja e laringut është shumë e rrallë, pasi një gjë e tillë nuk mund të bëhet te pacientët e sëmurë me kancer. Madje në Francë janë numëruar pak raste. Në Itali janë aplikuar të tjera teknika: të rindërtohet gurmazi duke marrë pjesë nga pacienti dhe duke i modifikuar në formën e organit dhe merret pjesë kryesisht nga parakrahu dhe më pas vënia e saj duke e lidhur me enëzat e qafës.
Ndërsa në Francë, Pr Christian Debry, kirurg i ORL-së, ka aplikuar një tjetër metodë: një laring artificial, falë të cilit mënjanohet trakeotomia. Në muajt e ardhshëm ekipi i tij do ta bëjë te disa pacientë. Afër 1200 persona bëjnë çdo vit një trakeotomi definitive. Kjo ndërhyrje, që ka të bëjë me heqjen e laringut për shkak të një kanceri, në rastet më të shumta është e lidhur me përdorimin e duhanit.
Duke qenë një organ kompleks, laringu ka normalisht tre funksione: lejon të flitet falë kordave vokale që modulojnë zërën, por edhe të marrim frymë dhe të të ushqyerit pa shkuar në rrugën e gabuar, falë mbylljes së trakesë gjatë kalimit të ushqimeve drejt ezofagut. Heqja e laringut sjell krijimin e një trakeotomie definitive, për të lejuar frymëmarrjen dhe ushqimi vazhdon të bëhet në rrugë normale. “Objektivi ynë është të evitojmë trakeotominë, falë rindërtimit total të laringut, e cila bëhet nëpërmjet një procedure që bashkon teknikat kirurgjikale dhe përdorimin e biomaterialeve poroze.
Kjo protezë që do të bëjë rolin e laringut, do të lejojë një frymëmarrje të sinkronizuar falë një sistemi valvulesh, gjë e cila lejon mbylljen e trakeotomisë dhe lejon nxjerrjen e zërit, edhe pse fillimisht jo me shumë volum”, sqaron mjeku.
Kjo protezë për të cilën ka kohë që po punohet nga mjekët, është si kërce i laringut, në mënyrë që proteza të pranohet nga organizmi.
Mikrostruktura e tij është e përbërë nga titani dhe është konceptuar për të favorizuar qelizat muskulore dhe kërcore. Proteza përmban dy pjesë dhe vënia e saj do të bëhet në dy kohë. Pjesa biofunksionale do të vendoset nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale fill pas heqjes së laringut, para trajtimit. Pjesa tjetër funksionale do të vendoset nga endoskopia disa javë më pas dhe do të eklipsohet nga e para. Ajo duhet të ndërrohet në mënyrë periodike.
“Nëse teknika funksionon, ne shpresojmë se ajo do të zëvendësojë trakeotominë”, sqaron mjeku. Pasi janë testuar aspekte të ndryshme të ndërhyrjes dhe pasi është marrë autorizimi, Profesori Debry shprehet se është gati. Por mjeku nga Strasburgu do të jetë i kujdesshëm. “Si të gjitha herët e para, pjesa e pasigurisë është e rëndësishme. Ne nuk duam të ngjallim shpresa të tepërta. Por këto tentativa mund të na tregojnë në të ardhmen rezultate”, sqaron ai.