E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten të ardhurat e kompanive

 

Tetori duket se ka qenë një muaj i mbarë për kompanitë e sigurimit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare, gjatë këtij muaji është rritur ndjeshëm numri i kontratave të lidhura dhe, për rrjedhojë kanë pësuar rritje edhe të ardhurat e kompanive. Konkretisht gjatë periudhës janar-tetor 2008 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 571.082, duke shënuar një rritje prej rreth 24.95% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Rritja e numrit të kontratave në 2008-ën u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 5.978 milionë lekë, shifër kjo 20.34% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2007. Ndërkohë që të dhënat zyrtare nga AMF-ja tregojnë se tregu i sigurimeve në vend vazhdon të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 92.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 7.15%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›