E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli pranon të rishikojë planin për armëpushim

Tel-Aviv - Teksa sulmet kanë marrë përmasa tragjike në viktima, Izraeli ka pranuar që të shyqrtojë propozimin e Egjiptit për ndërprerjen e përkohshme të luftimeve në Rripin e Gazës. Ka qenë Ambasadorja izraelite në OKB, Gabriela Shalev (Schaleë), e cila deklaroi se vendi i saj e merr shumë seriozisht këtë iniciativë.

Nga ana tjetër, . Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka kërkuar vendosjen e mënjëhershme të një armëpushimi të përkohshëm, me qëllim furnizimin e banorëve të Gazës me medikamente dhe gjërat më të domosdoshme. Ai propozon që Izraeli më pas t'i fillojë edhe bisedimet me Hamasin, për përfundimin e sulmeve të dyanëshme. Këto propozime ai i bëri pas bisedimeve me homologun e tij francez, Nicolas Sarkozy.
Ndërkohë, ministrja e jashtme izrealite, Tzipi Livni deklaroi: "Është kjo një luftë kundër terrorit. Prej bashkësisë ndërkombëtare kërkojmë që terroristëve t'u dërgojë mesazhe të qarta. Ata nuk duhet të kenë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti jo të Kombeve të Bashkuara."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›