Artistët, nënshkruhet kontrata kolektive e punës
Është nënshkruar dje mes ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Ardjan Turku dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, përfaqësuar nga presidenti i saj, z.Reshat Ibrahimi, kontrata kolektive e punës. Kjo kontratë, e cila rregullon marrëdhëniet e punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në fushën e artit dhe kulturës, ka një kohëzgjatje 3-vjeçare. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët. Ministri Turku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për çuarjen para të artit dhe kulturës, ndërsa z.Ibrahimi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Përfaqësuesit e SPASH-it kërkuan gjithashtu dhe rishikimin e statusit të artistit, propozim ky i sjellë më parë në MTKRS.