SHBA-Rusi, bisedime "të frytshme" për armët
Negociatorët rusë dhe amerikanë, të ngarkuar nga vendet përkatëse për të zhvilluar marrëveshjet në kuadrin e armatimeve, zhvilluan dje një raund të parë "tepër produktiv" bisedimesh, të cilat kanë si qëllim përpilimin e një traktati të ri për pakësimin e armëve nukleare. Roz Gotemoler, asistentja e Sekretarit amerikan të Shtetit për verifikimin dhe përmbushjen e detyrimeve, tha se takimi i djeshëm në Romë ishte "tepër produktiv" dhe mund të konsiderohet si një hap shumë pozitiv.
Analogu i saj rus, Anatoli Antonov, i cili papritmas iu bashkua konferencës së shtypit të Gotemoler në Ambasadën Amerikane në Romë, tha se Moska do të bënte "gjithçka qe e mundur" për të përgatitur një draft-traktat deri në fund të këtij viti. "Jemi të sigurt që ky traktat i ri do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse", tha Antonov në anglisht. "Jemi të sigurt se traktati do të promovojë besimin e dyanshëm dhe e shoh si impuls shumë domethënës në përpjekjet globale për të zhdukur nga qarkullimi armët nukleare".
Për zhvillimin e bisedimeve që po mbahen aktualisht në Romë u vendos pasi presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev ranë dakord në fillim të këtij muaji për krijimin e një traktati të ri, për të zëvendësuar traktatin për reduktimin e armëve strategjike (START-1), i cili është aktualisht në fuqi, por që skadon në dhjetor të këtij viti.
Që të dyja palët e shohin marrëveshjen e re mbi reduktimin e armëve nukleare si një rrugë për të treguar se armiqtë e dikurshëm të Luftës së Ftohtë mund të bashkëpunojnë mbi këtë çështje kritike, pavarësisht fërkimeve mbi çështje të tjera, siç është zgjerimi i NATO-s në rajone pranë influencës së Moskës, apo ambiciet nukleare të Iranit. "Këto negociata do të jenë shumë të rëndësishme për ‘rinisjen nga e para‘ të marrëdhënieve ruso-amerikano, për rivendosjen e besimit dhe progresive mbi shumë çështje".
Gotemoler, ish-drejtoreshë e qendrës "Carnegie" të Moskës, e njihte Antonovin shumë mirë përpara bisedimeve të Romës, thonë zyrtarët e pranishëm në takim. Duke iu drejtuar njëri-tjetrit në emër, negociatorët u dhanë përgjigje pyetjeve në anglisht dhe në rusisht, dhe qenë të dy optimistë për të ardhmen e këtyre bisedimeve, ndërsa që të dy pranuan se pjesa më e vështirë e punës është ende përpara. Një prej çështjeve më të vështira, e cila mendohet se do ngjallë shumë mosmarrëveshje, ka të bëjë me planet amerikane për krijimin e një sistemi mbrojtës kundra-raketor në Evropën Lindore, të cilin Rusia e sheh si problem shumë të rëndë ndaj sigurisë së saj. "Sigurisht që është një çështje shumë e rëndësishme për Moskën", u tha Antonov reporterëve.
Obama dhe Medvedev u kanë kërkuar negociatorëve përkatës të raportojnë mbi zhvillimet e bisedimeve në korrik, ndërkohë që Gotemoler u shpreh veçanërisht optimiste: "Duke u bazuar te produktiviteti i takimit të sotëm, mund të them se raportet e korrikut do jenë shumë të mira". Gjatë një konference për shtyp, dhënë disa ditë përpara takimit, Gotemoler kishte lënë të kuptohej se do të ishte e vështirë që drafti për traktatin e ri të jetë gati përpara dhjetorit, kur skadon traktati ekzistues, "START-1". Antonov tha "jemi shumë të kënaqur që Roz është kryenegociatorja".