E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instalacioni i Weiwei

Instalacioni që deri para pak kohësh ishte ekspozuar në galerinë londineze Tate Modern shkaktoi një interesim të madh të publikut. Ndërkohë, mijëra farat e imëta të porcelanit, të ngjyrosura me dorë, të artistit kinez, Ai Weiwei, gjatë shkurtit pritet të ofrohen në shitje përmes një ankandi në Sotheby’s. Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 13:45

Vepra e njërit prej artistëve më të njohur kinez, Ai Weiwei, përbëhej nga rreth 100 milionë fara, dhe ai mbulonte gati gjysmën e galerisë Turbine Hall.

Vizitorëve iu lejua që të shkrinin dhe të bënin çfarëdo që dëshironin me farat e ekspozuara, por jo edhe që ato t’i merrnin me vete – edhe pse një pjesë e tyre sikur nuk e dëgjuan këtë rregull.

Farat e brishta të porcelanit shpesh thyheshin nën peshën e vizitorëve, kështu që instilacioni u mbyll për shkak të rrezikut potencial për shëndetin që mund të shkaktohej nga futje e copëzave të imëta në organizëm përmes frymëmarrjes.

Krijimi i instalacionit Zgjati dy vjet, ndërsa farat e porcelanit ishin ngjyrosur me dorë nga punëtorët në vendin Jingdezhen, që njihet si qendër kineze e industrisë së porcelanit. Weiwei, që përndryshe njihet si aktivist politik, me këtë vepër dëshiroi të tërhiqte vëmendjen në eksploatimin e fuqisë së lirë punëtore.

Kohë më parë në ‘E-Bay’ u shfaq një prej farave të Weiwei, dhe ajo u shit për 33 euro. Rezulton që përafërsisht 100 kilogramët e farave të ekspozuara të Weiwei mund të arrijnë një çmim prej 139,000 eurosh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›