E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov “s’e kupton” politikën raketore të Polonisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, theksoi se nuk po kupton planet e Polonisë, për të stacionuar një bateri të raketave amerikane, Patriot, në afërsi të kufirit me enklavën ruse Kaliningrad.

Lavrov reagoi sot ndaj deklaratave të cilat të mërkurën i bëri Ministri polak i Mbrojtjes, i cili theksoi se një bazë me tetë platforma për shkrepje, e cila do të ruhet nga rreth 100 ushtarë amerikanë, do të vendoset rreth 60 kilometra larg brezit kufitar mes Polonisë dhe Kaliningradit.

Polonia theksoi se këto raketa, të cilat pritet të vendosen në prill, do të shërbejnë për trajnimin e ushtrisë.

Lavrov theksoi se nuk e kupton nevojën për të krijuar përshtypjen se “Polonia është duke u përgatitur kundër Rusisë”.

Më herët, SHBA-ja kishte hidhëruar Moskën me planin për të stacionuar mburojën e vet ant-raketore në Europën Qendrore, plan ky nga i cili Washingtoni tashmë ka hequr dorë, duke e cilësuar këtë plan si kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›