Vazhdon frika në Haiti. Qeveria: Kampe për të pastrehët

Ende shume frike ne Haiti. Qe nga dita e sotme marin fund kerkimet per te mbijetuar nga termeti ne 12 janar. Nderkohe qe termetet vazhdojne serish, mbremjen e shkuar nje tjeter termet i shkalles 4.8 Rihter tronditi ishullin. Por ndersa ndihma humanitare vazhdojne te vijne me veshtiresi, mendohet edhe per rindertimet. Skuadrat e shpetimit ne Haiti jane perqendruar ne ndihmen ndaj tre milione njerezve tashme pa shtepi. Sipas Nju Jork Tajms, plani i qeverise haitiane dhe OKB-se per sistemimin e te pastreheve parashikon si faze te pare krijimin e qindra kampeve me tenda, dhe me pas me inciativa private do te ndertojne shtepi me ndihmen dhe te vete te pastreheve.
E nderkohe ne kaosin haitian, vjen alarmi nga Unicef, sipas te ciles
jane zhdukur nga spitalet rreth 15 femije, pas termetit. "Kemi
regjistruar rreth 15 raste te femijeve te zhdukur nga spitalet dhe qe
nuk jane aktualisht me familjet e tyre", thote Jean Claude Legrand,
specialist i UNICEF per mbrojtjen, duke insistuar ne ekzistencen e
rrjeteve te trafikimit.
Anisa Braho