Lazarat, sekuestrohen 71 kg kanabis
Autori i Lajmit: red.
Sekuestrohen 71 kilogramë marijuanë ndërkohë që janë shpallur në kërkim tre personat që po e transportonin atë në drejtim të Greqisë. Policia e Gjirokastrës bëri të ditur dje se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Sektori i Luftës kundër Krimit të Organizuar janë sekuestruar 71 kilogramë marijuanë, me origjinë nga Lazarati dhe që shkonte në Greqi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për transportimin e një sasie lënde narkotike nga Gjirokastra në drejtin të kufirit të gjelbër, midis Tre-Urave dhe Leskovikut, për në shtetin grek, u organizuan vëzhgimet në aksin rrugor Gjirokastër-Përmet-Leskovik. Operacioni është realizuar në të gdhirë të ditës së djeshme ku është konstatuar se tre persona po transportonin në krahë një sasi lënde narkotike nëpërmjet kodrave mbi aksin rrugor, në vendin e quajtur Ura e Kokës, pranë vijës së kufirit të gjelbër, midis Çarshovës, Tre Urave dhe Leskovikut.
Nga agjentët e Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar u bë ndjekja e këtyre personave, të cilët, në momentin që konstatuan policinë, lëshuan çantat në tokë dhe duke përfituar nga terreni mjaft i vështirë malor dhe errësira, mundën të largoheshin. Në vendngjarje u konstatuan 3 çanta shpine të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me letër nartriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008