E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasil Bici, trajner i Shkumbinit, të cilin e ka drejtuar në dy sezone

Është bërë një rokadë midis dy trajnerëve të njohur në të dy klubet e Kategorisë Superiore. Vasil Bici i ka lënë vendin Faruk Sejdinit në drejtimin e klubit të Dinamos, ndërkohë që ky i fundit i ka "dhuruar" Vasil Bicit vendin e tij te skuadra e Shkumbinit.
Vasil Bici, që luajti tre herë rolin e trajnerit të Dinamos dhe po tri herë të tjera atë të zëvendësit të Bonacic, Katalinic dhe Demollarit, nga dita e martë është zyrtarisht trajneri i Shkumbinit, skuadrës që militon prej 13 vjetësh në Kategorinë Superiore.
Në fakt është një ritkhim i Vasil Bicit në një skuadër që e ka drejtuar edhe më parë atë për disa javë në dy sezonet 2002-2003 dhe 2003-2004).
Ndihmëstrajner i Bicit te Shkumbini do të jetë Arjanit Ballhysa, ndërsa rolin e drejtorit teknik të skuadrës do ta luajë Astrit Isaj, njëherësh edhe shefi i klubit të futbollit "Shkumbini".
Presidenti i nderit të Shkumbinit, Hasan Mezja dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Peqinit, Hasa, janë njerzit që mundën të bindnin Vasil Bicin për të marrë drejtimin e ekipit të qytetit më të vogël që përfaqësohet në Superligë. Në dispozicion të Bicit janë lojtarë të tillë si Nerxha, Xhyra, Roland Dervishi, Pasha, ej.
Vasil Bici ka drejtuar një numër të madh ekipesh si: Vllaznia (2001-2002), Teuta (2002-2003), Dinamo, Bylis dhe Shkumbini (2002-2003, 2003-2004), ndërkohë që ka qenë edhe ndihmës i trajnerit të Kombëtares, Medin Zhega si dhe ndihmëstrajner i ekipit Kombëtar U-21

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›