Lazio e Canës thellon krizën e Milanit

Skuadra e Lazios në këtë sfide të vështirë dhe të rëndësishme është treguar ekip dominuese shumicën e lojës. Vetëm pas 25 minuta lojë, ishte Hernanes që solli në epërsi Lazion prej 1-0.
Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë Candreva dyfishoi avantazhin e nikoqirëve në 2-0. Më të filluar fraksioni i dytë i lojës ishte Klose (49) që ia “terron” ‘rossonerëve’. Kurse De Jong (61) zbuti epërsinë në 3-1, ndërkohë El Sharaway (79), ngushtojë rezultatin në 3-2, por kjo ishte krejt çka bën milanistët. Në radhët e Lazios në këtë ndeshje është paraqitur mesfushori kosovar Lorik Cana.
Kapiteni i kombëtares shqiptare është inkuadruar në lojë në minutën e 72-të. Ai për kohën sa luajti tregoj formë të kënaqshme. Lazio pas kësaj fitore bashkë me Napolin ndanë vendin e dytë me 19 pikë, tri me pak se Juventusi që i prin tabelës. Ndërkaq, Milan mbetet në vendin e 11-të me vetëm shtatë pikë të tubuara.