Lazio e Juventusi pëlqejnë Xhakën

Andaj, kjo situatë e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e mesfushorit kosovar.
Gjithnjë sipas medieve të huaja, kjo situatë mund të ndikojë që 20-vjeçari të ndahet me klubin gjerman, vetëm pak muaj pasi iu bashkua, respektivisht gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po e vëzhgon me kujdes situatën e bashkëkombësit të tij në skuadrën e Bundesligës, duke e shqyrtuar kështu mundësinë e transferimit të tij në Serie A të Italisë, respektivisht në Lazio, ku luan edhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.
Ky klub edhe gjatë verës së kaluar kishte shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit prishtinas, por ky i fundit i kishte dhënë përparësi Borussia Monchengladbachut.
Ndërkohë, mediat përtej detit Adriatik kanë raportuar për një klub tjetër italian që po mendon ta transferojë Xhakën gjatë dimrit që po vjen. Gjithnjë sipas medieve italiane, edhe gjiganti italian Juventus ia ka vënë syrin prezantuesit zviceran.