"Pushkatimet" pa gjyq
Agim Muhaxheri
Prishtine, 11 mars - "Fiks fare" shkeli ne "mina", pergjoi ish ministrin Ylli Pango ne shtepine e tij. Nje veprim i ketille bie ndesh jo vetem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperse, por edhe me Kodin penal. Kjo eshte logjika juridike.Tjeter eshte poltika, tjeter drejtesia. Ajo cka ndodhi me Pangon, s'eshte gje tjeter pos vrasje juridike.
Pergjimi i jetes private te cdo personi, pra edhe te ministrit, eshte rreptesisht i ndaluar ne sistemet e mirfillta juridike. "FF", jo qe nuk iu permbajt kodit gazetar, por shkeli ne zonen krimianle.
Policia sekrete mund ta pergjoje ndoke, nese eshte ne interes te shtetit, por assei nuk ka te drejte qe ate "material provues" ta publikoj permes mediave. Gazetaret nuk e kane rolin e policit e as te prokurorit.Rreptesishjt e kane te ndaluar ta pergjojne ndoke.Kjo eshte matematike e thjeshte, si nje e nje qe bejne dy.
Qellimi i autorit te ketyre reshtave s'eshte te mbroj Pangon, por insitutin, kategorine ligjore - nderhyrjen e padrejte ne jeten private.
Mediat bejne edhe gazetari hulumtuese, por nuk kane te drejte te pergjojne dike.Ne kontekst te kesaj vlen thenia latine:Uti, non abuti (Perdore, por mos shperdore).
Pangoistet dhe Antipangoistet
Dolen ne skene Pangoistet dhe Antipangoistet. Te paret mbrojne tezen se Pango eshte viktime e politikes, ai nuk kreu veper penale ne shtepine e tij. Nderkaq, tabori tjeter, Antipangoistet hedhin gure e dru , e tipizojne ish ministrin si shkeles te moralit shqiptar.
Politika Pangos i dha "kartonin" e kuq, pse ne shtepine e tij, ku u instaluan kamerat e "Fiks fare", akuzohej per skandalin seksual.
Ndodhi uragani, "termeti" i fuqishem ne Shiperi. "Telenovela" e "Fiks fare" e bombardoi Ylli Pangon, ia nxori partallat duke e akuzuar per skandal seksual. Jo me shume se kater minuta, sic eshte thene, pas transmetimit te kesaj ngjarjeje te papare, kryeministri Sali Berisha e shkakrkoi Ylli Pangon nga posti i ministrit te kultures.
Me rastin Pango u moren edhe mediat boterore, ato elektronike dhe te shkruara.Nderkaq, mediat ne Shqiperi, Pangon e qiten ne gryke te topit, i dhane epitetin e mekatarit te madh qe fyu moralin shqiptar etj.
Me Pangon, menjehere pas ngjarjes, eshte marre edhe parlamenti shqiptar.Edhe ne parlament Pangon e bombarduan.Me te zeshem ishin "te vetet", ata te Partise Demokratike. Opozita e luajti lojen e vet per te fituar "poena politike".
Veprimi i Pangos ndezi shpirterat, shkaktoi polemika, njerezit dolen ne rruge, protestuan, ngriten zerin:"Turp, turp". Nderkaq, "Fiks fare" u ngrit ne qiell, se veproi ne kufijte e kodit te gazetareve, ngase i nxori "te palarat" nje ministri.
Nese arsyetohet veprimi i "Fiks fare", atehere do t'u "qelet udha" kanaleve tjera televizive qe t'i vejne ne shenjester politikanet, por jo vetem ata, t'u instalojne ne shtepite e tyre kamerat , t'i pergjojne viktimat se cbejne me grate, apo dashnoret e tyre.Vertet, kjo eshte e tmerrshme.
Dy kanalet televizive, ai "Top story" dhe "Klan" njekohesisht transmetuan emisionet speciale per rastin Pango. Ndodhi "termeti" tjeter ne "Klan".Udheheqesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu pas thirrjes telefonike te Pangos, nderpreu emisionin, i "perzuri" pjesemarresit e debatit dhe i dha mundesine Pangos qe ai te shprehet per tere ate qe ka ngjare.Pra, permbushi njerin nga parimet e gazetarse - audiatur et altera pars.
Po per rastin Pango, me 9 mars ne TV Klan ndodhi metamorfoza. Ne skene dolen Pangoistet dhe Antipangoistet..Padroni i kesaj shtepie televizive, Aleksander Frangaj, por jo vetem ky per Pangon thane se eshte viktime. Per lincimin e Pangos u be fjale edhe te nesermen, ne nje emision te TV Alsat-it.
Me rastin Pango do te merret edhe prokuroria kompetente.
Mbeti enigma. Kush eshte ajo zonjushe qe i shkoi ne shtepi zoteri Pangos, eshte ajo gazetare e "Fiks fare", apo jo.
Ne shenjester te mediave mund te jene personalitetet: politikanet, artistet, kengetaret, sportistet...Por, asesi, ne asnje menyre, nuk lejohet qe ata tinezisht te pergjohen me kamera.
Edhe ministrat, sic ishte zoteri Pango, e kane jeten e tyre private. Jeta private eshte e garantuar, e sanksionuar edhe me aktin me te larte te shtetit - kushtetuten.Cenimi i kesaj te drejte, nollens vollens, paraqet veper penale.
Paprekshmeria e baneses...
Policia sekrete e ndonje shteti mund ta pergjoje ndoke, t'ia fut kamerat ne shtepi, kur eshte interesi shteteror, por asesi ky "material provues" nuk guxon te transmetohet publikisht. Ky eshte ligj, qe vlen ne shtetet me demokratie. Por, "Fikas fare" ra ne "mina".Mori guximin qe ministrin Pango ta beje pacavur, pa e vrare mendjen se ka shkelur aktin me te larte te shtetit, Kushtetuten e Shqiperise. Ne nenin 37 te Kushtetutes se Shqiperise thuhet:"Paprekshmeria e baneses eshte e garantuar".
Ne rastin konkret, kamerat e "Fiks fare" u futen ne shtepine e Pangos, e pergjuan te zotin e shtepise, fjalet e tij i transmetuan publikisht. Nga biseda me te u sajua "materiali provues".Por, ne asnje gjyq, pra edhe ne ate te Shqiperise, nje material i ketille s'mund te jete prove bindese.
Perse themi s'mund te jete prove bindese.Ne sajimin e ndonje ngjarjeje behet montazha, hiqen fjalet e "papershtatshme", nxirren ato akuzuese. Dhe, e pati puna:Bombardohet akecili person qe eshte ne shenjesetr. Nje veprim i ketille, po me kujton propaganden serbe qe behej ne Kosove ne kohen e regjimit te Sllobodan Millosheviqit. "Njerezit e Millosheviqit", gazetaret e ndryshem i venin ne shenjesetr shqiptaret se a e done apo jo Milosheviqin. Nese ndokush merrte guximin, deklaronte:"Une nuk e dua Milosheviqin".Ne montazh hiqej fjala "nuk".Dilte: "e dua Milosheviqin".I anketuari ekspozohej ne televizion.Shqiptaret shprehnin pezmin e tyre, te anketuarin e quanin spiun....Me kot, ai orvatej te arsyetohej se nuk ka thene ashtu sic eshte transmetuar ne televizion. Lajmi i pare e merre dhene. Pergenjeshtrimi eshte si nje jastek me pupla qe hedhet ne eter. Si te 'mblidhen' puplat...
Roli i mediave eshte te informojne, jo te pergjojne. Nese ndokush pergjohet permes kamerave, c'eshte me e keqja, ne shtepine e tij, nje veprim i ketille paraqet veper penale. Shih per kete Kodin penal te Republikes se Shqiperise, nenin 121 te titulluar - Nderhyrje te padrejta ne jeten private.Ne kete nen thuhet: "Vendosja e aparaturave qe sherbejne per degjim apo regjistrim te fjaleve ose te figurave, degjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjaleve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja per publikim apo publikimi i ketyre te dhenave qe ekspozojne nje aspekt te jetes private te personit pa pelqimin e tij, perben kundervajtje penale qe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet".
Mund te nderrohen rolet.Ylli Pango te paraqitet ne rolin e te demtuarit, viktimes.Te inicohet procedura penale ex ofitio.Perfaqesuesi i "Fiks fare", ai qe dha urdher t'i hyhet lojes se rrezikshme te perballet ne gjyq per vepren penale - nderhyrje te padrejte ne jeten private.
Ata te "FF" s'qajne koken se kane shkelur ligjin me te dy kembet.Bile Samiri dhe Doktori, te shoqeruar me dy bukuroshe shtathedhura, e vazhduan shoun e tyre deri ne oret e vona te pasamesnates se 11 marsit.Duke shfletuar shtypin i perqeshnin komentuesit qe kishin shkruar ndryshe per rastin Pango, i "sperkatnin" nga pak, sipas asaj:"Aiii, ky eshte ai nga Burreli, tash rron ne Amerike dhe prej atje po na mban leksion per gazetarine...".
(Autori eshte reporter i lire, analist per ceshtje gjyqesore)