LeBron James feston fitoren e Liverpoolit

Ylli i ekipit basketbollistik Miami Heat, LeBron James, tashmë po kryen punën e tij në promovimin e Liverpoolit në SHBA.
James, i cili muajin e kaluar bleu një pjesë të vogël të aksioneve të klubit anglez, ka festuar pas fitores së Liverpoolit ndaj Newcastle United dhe pasi Miami mposhti Boston Celtics në ndeshjen e parë të play-offit në NBA. Ylli i basketbollit ka zhvilluar një konferencë për media me fanellën e Kuqe.
“Jam i përqendruar në këtë për momentin. Por po e përcjelli Liverpoolin. Ata fituan të dielën, e di këtë. I përcjell ata nga distanca, dhe shpresoj se ata do të mund të dalin dhe të fitojnë sërish. Por për momentin, është vetëm një ndeshje për të cilën mendoj”, ka thënë LeBron.