Pepe e meritoi kartonin e kuq

Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ende është temë kryesore në mediumet botërore. Së fundmi, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves është shpallur ‘fajtor’ për përjashtimin e Pepes.
Po afrohet ndeshja e kthimit në Nou Camp, ndërsa mediet spanjolle vazhdojnë të merrem me epilogun e takimit të parë, ku Barcelona fitoi 2-0. Por, tema nuk është loja, por taktika e ashpër e madrilenëve dhe ‘aktrimi’ i katalonëve. V
arësisht se me kë jeni. Në një duel, Pepe ngriti këmbën dhe ndërhyri ndaj Alvesit, ndërsa gjyqtari përjashtoi mbrojtësin e Realit. Alves u bart jashtë fushës, por menjëherë u ngrit dhe ishte i gatshëm për vazhdimin e lojës.
Mediet që përkrahin Realin, kanë dënuar ‘aktrimin’ e Alvesit, pasi sipas tyre, Pepe as që e kishte prekur, ndërsa sektori i mediumeve katalone ka theksuar se reprezentuesi portugez e meritoi përjashtimin për shkak të qëllimit të lëndojë futbollistin kundërshtar.
Tani është shprehur edhe Alves, reagimin e së cilit në fushë e kanë kritikuar edhe futbollistë ‘neutralë’ si Rio Ferdinand. “Pepe e meritoi kartonin e kuq. Gjyqtari veproi drejt, ndërsa i falënderohem Zotit që kisha mbrojtëset. Disa mediume vërtet nuk kanë ndershmëri”, deklaroi Alves.