E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra luan në transfertë! Xhaka: Është si ndeshje jashtë, në stadium do të ketë shumë shqiptarë

Zvicra i nisi mbarë kualifikueset e Brazil 2-14, me fitoren e pastër 2-0 në Slloveni. Ishte një ndër takimet më të vështira në kalendarin e helvetëve, pasi Sllovenia konsiderohet një nga pretendueset për tu kualifikuar. Tani Zvicra pret Shqipërinë në Lucernë, por ylli i mesfushës, Granit Xhaka, pohon se kjo do të jetë një ndeshje pothuajse në transfertë. Edhe pse Zvicra luan në Lucernë, tifozët shqiptarë kanë blerë shumicën e biletave në stadiumin Swissporarena. Dëshirojmë shumë të kualifikohemi në Kupën e Botës 2014, thotë kosovari 19-vjeçar, autor i golit të parë në Slloveni. Nuk ishte ndeshje e përkryer, por luajtëm mirë. Atmosfera ishte e mirë që para takimit dhe tani është edhe më e mirë. Por, ndeshja e së martës do të jetë edhe më e vështirë. Kjo është pothuajse një ndeshje në transfertë. Kam mësuar se në stadium do të ketë shumë shqiptarë. Nuk duhet ta humbasim përqendrimin këtë herë. Duhet të japim 100 për qind, sepse 99 nuk do të na mjaftojnë për të fituar.

Ndeshje patriotike, shqetësohet Hicfeld

 

Trajneri i Zvicrës pret një betejë emocionale, e cila mund të nxjerrë jashtë loje pesë shqiptarët e tij  

Ndjenjat e forta të patriotizmit në prag të ndeshjes Zvicër-Shqipëri nuk mund të injorohen nga trajneri Otmar Hicfeld, i cili ka pohuar se ka folur privatisht me pesë shqiptarët e skuadrës së tij. Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi dhe Xhemaili janë lojtarët me kombësi shqiptare, të cilët për herë të parë do të ndeshen kundër shtetit amë, ndërkohë që kundërshtarët nuk do të jenë vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumi, ku do të ulen mijëra tifozë kuqezi. Ndeshja ka marrë ngjyrime të forta patriotike, duke shkuar në disa raste deri në ekstrem, pasi pesë zviceranët janë konsideruar si tradhtarë dhe trajneri gjerman druhet se kjo mund të ketë pasoja. Shaqiri dhe Xhaka janë ndoshta dy lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të tij dhe nxjerrja jashtë loje nëpërmjet presionit psikologjik do të ishte fatale, aq më tepër që burimet nga Zvicra parashikojnë shumicë shqiptarësh në stadium. Do të jetë një ndeshje e vështirë emocionalisht për ta, tha dje Hicfeld pas kthimit nga Sllovenia. Kam folur me ta personalisht, pas ky faktor nuk mund të nënvlerësohet.

Shqipëria e fortë

Hicfeld nuk shqetësohet vetëm nga gjendja emocionale e pesëshes së tij, por edhe nga forma e kundërshtarit. Nuk e fsheh se kishte shpresuar për një barazim në ndeshjen e Shqipërisë me Qipron. Duhet të përmirësohemi shumë, sepse shqiptarët janë shumë të fortë teknikisht. Janë kundërshtarë si Sllovenia, që luajnë gjithmonë fort, të gatshëm për të luftuar. Dy herë fituesi i Champions League, me Borusia Dortmund dhe Bajernin, shton se nuk ka kundërshtarë të vegjël në nivelin ndërkombëtar. Shqipëria është skuadër teknike, e cila e preferon sulmin. Nuk e prisja diferencën e shifrave me Qipron. Prisja më tepër një barazim. Ne e dimë se nuk mund të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar dhe duhet ti respektojmë të gjithë. E dimë se çfarë na pret, në nivel ndërkombëtar nuk ka kundërshtarë të vegjël.

Hyka i tregon Tiranën Kukelit

Jahmir Hyka i ka larë borxhin Burim Kukelit, duke e shoqëruar nëpër Tiranë, për ta mësuar me kryeqytetin shqiptar. Të dy kanë qenë shokë skuadre te Lucerna dhe në kohën e transferimit të Hykës atje ka qenë Kukeli ai që i ka ndenjur pranë, duke i treguar qytetin. Mbrëmë Hyka ka bërë të njëjtën gjë, duke i treguar Tiranën. Kombëtarja shqiptare ka bërë një stërvitje të lehtë dje paradite, ndërsa pasdite trajneri De Biazi i ka lënë pushim lojtarët e tij. Edhe sot paradite lojtarët janë të lirë dhe pasdite rinis puna.

Reagime fanatike, secili ka rrënjët e tij

 

Një politikan zviceran dëshiron të ftohë atmosferën e nxehtë në prag të ndeshjes

Jemi në prag të ndeshjes së dytë eliminatore të futbollit ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje ka sigurisht rëndësinë e vet të madhe për pozicionimin e dy skuadrave në garat për Botërorin Brazil 2014. Por, sikur rrallë ndonjë lojë tjetër në fushën e gjelbër, kjo që do të luhet të martën në Luzern pritet me një ngarkesë të veçantë emocionale. Nga të dyja palët. Shkak për këtë është fakti se në skuadrën zvicerane luajnë pesë futbollistë me prejardhje shqiptare. Këta, pa fajin e tyre, janë vënë në një pozitë të ndjeshme, si të thuash në mes të dy fronteve. Në mes të Kombëtares së Zvicrës, për të cilën janë përgatitur, si lojtarë që janë formuar në këtë vend, dhe Kombëtares shqiptare, me të cilën i lidhin emocionet e origjinës dhe të rrethit familjar. Rreth pozitës së tyre dhe rreth ndeshjes në përgjithësi, albinfo.ch ka kontaktuar një numër politikanësh dhe ekspertësh të futbollit të dy palëve. Kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay, në prononcimin e tij me këtë rast, tha se është e padrejtë që djelmoshat ti nënshtrohen një presioni të tillë nga fanatikët e të dyja anëve. Nuk jam ndonjë specialist i futbollit, mirëpo nuk i kuptoj këto reagime fanatike. Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta. Këta kosovarë janë tërësisht zviceranë. Ata kanë zgjedhur të luajnë për atdheun e tyre të ri, dhe kjo është më mirë për neve. Për të evituar emocionet si dhe të provokimet është e dëshirueshme që të mos tregojnë elemente simbolike shqiptare gjatë lojës. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ata të braktisin vetveten si dhe rrënjët e tyre, tha politikani zviceran. Ai shtoi që shpreson që në këtë duel të fitojë Zvicra. Zvicra llogarit një komunitet shumë të madh shqiptarësh, dhe ajo është atdheu i dytë i shumë bashkëkombësve tuaj. Shpresoj që sporti do të kontribuojë në respektin, miqësinë si dhe mirëkuptimin mes dy vendeve tona! Le të fitojë më i miri, përfundoi Darbellay.

//////////////////////////////////////////////////

Në anën tjetër, mesfushori kosovar i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka thotë se është ekzagjeruar tepër me faktin që ka kënduar himnin e Shqipërisë në një ritual te klubi gjerman. Në klub çdo lojtar i ri duhej të këndonte një këngë dhe Xhaka zgjodhi himnin e Shqipërisë. Kjo kishte bërë bujë të madhe në mediumet zvicerane. Xhaka është ndër lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Zvicrës.

“Unë e kam parë shumë të ekzagjeruar faktin që këndova himnin e Shqipërisë. Çështja është se himni i Shqipërisë është kënga e vetme që e di. Mua më duhej të këndoja një këngë dhe këndova himnin”, ka thënë Xhaka, transmeton Koha Ditore shkrimin e  “Basler Zeitung”. “Më është dukur tepër e padrejtë që thuhej se Kosovën e kam më për zemër se Zvicrën. Unë jam krenar për prejardhjen time. Me këtë mendoj si për Zvicrën ashtu edhe Kosovën”. Mediumet zvicerane kishin kritikuar futbollistët shqiptarë të Zvicrës që nuk po e këndonin himnin zviceran. Xhaka thotë se ndoshta një ditë do ta bëjë këtë, por po e ka të vështirë ta mësojë. “Unë e pranoj se teksti i himnit të Zvicrës është mjaft i komplikuar dhe me këtë gjermanishte nuk jam i njohur. Unë kam zbuluar se edhe shumë zviceranë tjerë nuk e dinë himnin”, ka thënë Xhaka. “Ndeshja me Shqipërinë është e veçantë. Pavarësisht Kosova apo Shqipëria – shqiptarët janë një komb”, ka thënë pastaj Xhaka. Ai nuk e hedh plotësisht poshtë mundësinë që në një të ardhme të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, nëse Federata e Futbollit e Kosovës pranohet në FIFA. “Unë në fakt llogaris se do të luaj për Zvicrën. Por ku ta di se çfarë do të ndodhë pas disa viteve. Ndoshta më nuk do të jem temë për Përfaqësuesen e Zvicrës. Çfarë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›