E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurrasi dominon ndaj Ilirisë, por gjithçka mbyllet në barazim

Nga ALTIN PREÇI

Mamurrasi: Myrtaj, Balla,( Shima 35 ), Baçi, Begaj, Metaj (Grisha 79 ), Malaj, ( Allmeta 67 ), Selaci, Hima, Pustina, Jushi, Verli.Trajner: S. Bardhi

Iliria: Sejdini, Doçi, ( Basha 57 ), Papleka, Lusha, Baku, Gjokeja, ( Lamaj 80 ), Caca, Kurti, Bardhi, Brata, Ivanaj( Bejko 80 ).Trajner: F. Sala

Gjygjtarë: E. Peza,A. Nase, E Patani (Tiranë)

Kartonë te verdhë: Hima,Baku

Mamurrasi dhe Iliria vinin në këtë përballje të javës së dytë pas një fillimi pozitiv, ku të dy ekipet kishin fituar. Megjithatë takimi i djeshëm i zhvilluar në Mamurras përfundoi në barazim 0-0. Takimi nisi i bukur dhe ishin mamurrsakët ata që ishin më kërkues, ku pjesa më e madhe e lojës u përqendrua në gjysmëfushën e Ilirisë. Fushë krujasit kishim menduar që të mbroheshin dhe të rrezikonin me atë të kundërsulmit. Në minutën e 26-të Selaci shumë pranë portës së Ilirisë gjuan, por reagon portieri Sejdini, topi kthehet tek Hima, i cili godet, por sërish Sejdini i thotë jo golit. Rastet vijojnë për Mamurrasin, por portieri mik mbetet i pakalueshëm. Pjesa e dytë nis me një rast për Mamurrasin me Begën, por topi ndalet nga shtylla. Fillimi është i vrullshëm, pasi rastet janë të shumta për vendasit. Në minutën e 53-të Hima ka një rast ideal për të shënuar, por sërish dallohet portieri i Ilirisë. I gjithë takimi ishte një dialog mes futbollistëve të Mamurrasit dhe portierit Sejdini të Ilirisë. Në këtë takim pati edhe një incident që ka të bëjë me Ilirinë. Në minutën e 80-të trajneri Fatmir Sala ka ndërruar kapitenin Sajmir Gjokeja, por nuk kanë munguar replikat mes të dyve, pasi kapiteni ishte i pakënaqur me daljen jashtë fushe. Gjokeja e ka kundërshtuar zëvendësimin e tij, ndërsa pas daljes nga fusha, kapiteni nervat që kishte me trajnerin i ka zbrazur në dhomat e zhveshjes duke thyer xhamat.

Thanë pas ndeshjes:

Sinan Bardhi, trajner i Mamurrasit: Krijuam mjaftë raste, fati nuk ishte me ne. E meritonim tre pikëshin, megjithatë ky është futbolli. Futbollistët e mi duhej të tregoheshin më të pjekur, në finalizimin e aksioneve.

Fatmir Sala, trajner i Ilirisë: Kemi marrë një pikë me vlerë dhe kjo jo e rastësishme, pasi ishim të përgatitur. Mendoj se jemi në rrugën e mbarë dhe të marrësh pikë në Mamurras nuk është e lehtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›