Leci nënshkruan me Landskronan

“Sot nënshkrova kontratë njëvjeçare me Landskronan, edhe pse fillimisht ky klub më propozoi kontratë trevjeçare. Jam i kënaqur me kushtet që m’i ofroi ky ekip, të cilat nuk dallojnë nga ato që kisha në Kalmar. Ky ekip është pretendent për të hyrë në Allsvenskan dhe kjo më shtyri që ta pranoj propozimin e tyre”, deklaroi Leci për Express.
“Edhe pse nuk kam luajtur me ekipin e parë të Kalmarit, jam përmirësuar mjaft këto dy vjet dhe jam i gatshëm për të luajtur në vazhdimësi me ekipin e ri. Normalisht, synojmë të ngrihemi një kategori më lart, ky është synimi ynë”, shtoi futbollisti prishtinas, i cili pati edhe oferta tjera nga Suedia, Shqipëria dhe Kosova. Në rast se Landskrona nuk arrin të ngrihet një kategori më lart garash, atëherë Leci mund të ikën pas një viti.
27 vjeçari ishte transferuar në Kalmar në vitin 2010 nga kampionati shqiptar, por nuk kishte arritur ta zhvillojë asnjë ndeshje zyrtare me ekipin nga Allsvenskan. Fillimisht për shkak të një lëndimi të rëndë, e më pas për faktin se trajneri nuk i besonte.