E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku përforcon Drenicën

Burim Sadiku i është kthyer sërish Superligës prej Ligës së Parë, ku u aktivizua me Ulpianën gjatë sezonit vjeshtor. Portieri vushtrrias të enjten e ka pranuar ofertën e Drenicës, ngjyrat e së cilës do t’i mbrojë së paku në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Jam mjaft i kënaqur me kushtet që m’i ofroi Drenica dhe e pranova me kënaqësi këtë ofertë. Me Drenicën synoj të kem paraqitje sa më pozitive në pranverë dhe ta sigurojmë mbijetesën në Superligë”, deklaroi vushtrriasi.

Kompletimin e transferimit të ish portierit të Kosovës së Vushtrrisë, Hysit e Trepçës e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit nga Skenderaj, Tahir Lushtaku. “Kemi arritur marrëveshje me portierin vushtrrias Burim Sadiku. Ai e ka pranuar ofertën tonë dhe kështu prej sezonit pranveror do ta mbrojë portën e ekipit tonë”, ka deklaruar Lushtaku. Sadiku është përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për kuqezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›